Bota

Dhunoi tre vajza në Prishtinë, gjobitet me 3 mijë euro Leonard Vehapi

1 Tetor 2021, 20:47 Nga DOSJA
Dhunoi tre vajza në Prishtinë, gjobitet me 3 mijë euro Leonard

PRISHTINË- Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 3 mijë euro gjobë të Leonard Vehapin, për akuzën e sulmit fizik. Ai sulmoi fizikisht tri vajza para lokalit “Home Massage” në Prishtinë. Betimipërdrejtësi shkruan se Vehapi akuzohet se në shtator 2021, para lokalit “Home Massage” sulmoi fizikisht të dëmtuarat M.Sh., S.M. dhe S.Ç.

Këtë gjë ai e ka bërë pasi nga shërbimet e masazhit, ai kërkoi shërbime seksuale, të cilit ju refuzua kjo gjë. Fillimisht i akuzuari Vehapi u dënua me 6 muaj burgim, mirëpo me kërkesën dhe pëlqimin e tij, dënimi me burg iu zëvendësua në dënim me gjobë në shumë prej 3 mijë euro. Vehapi gjithashtu obligohet t’i paguajë shpenzimet procedurale dhe atë 30 euro për procesin gjyqësor, 30 euro për fondin e kompensimit të viktimave të krimit dhe 50 euro për ekspertizën mjeko ligjore.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 2 shtator, ku Leonard Vehapi dhunoi fizikisht tre masazhatore pasi refuzuan kërkesën e të riut për shërbime seksuale.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni dhunoi tre vajza leonard vehapi dhunoi tre vajza leonard vehapi

Sondazh

Poll