Aktualitet

Atentat me armë zjarri në Tepelenë, 30 plumba mbi makinën, plagoset i riu (EMRI+FOTO)

10 Qershor 2019, 06:00 Nga DOSJA
Atentat me armë zjarri në Tepelenë, 30 plumba mbi makinën,

Tepelenë- Rreth orës 03:00 të  mëngjesit të sotëm në fshatin Turan të Tepelenës është qëlluar me armë zjarri  Saimir Gjoka teksa ishte duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz”.

Dosja.al mëson se ai ishte duke u kthyer për në banesë në fshatin Turan teksa mbi makinën e tij është qëlluar me 30 plumba nga persona të paidentifikuar. Ai ndodhet në spital pasi është plagosur, por është jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Ende të paqarta rrethanat.

Njoftimi i policisë:

Tepelenë. Rreth orëve të para të mëngjesit në hyrje të fshatit Turan, shtetasi S.Gj., 30 vjeç, është qëlluar me armë zjarri. Për pasojë është plagosur lehtë në krah.Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat ndaj saimir gjokës atentat në tepelenë plagoset 3o-vjeçari atentat ndaj saimir gjokës atentat në tepelenë plagoset 3o-vjeçari

Sondazh

Poll