Aktualitet

Votoi kundër vendimit për Dritan Dajtin, shkarkohet gjyqtari Fuat Vjerdha, probleme me profesionalizimin

10 Qershor 2019, 07:39 Nga DOSJA
Votoi kundër vendimit për Dritan Dajtin, shkarkohet gjyqtari Fuat

Tiranë- KPK ka shkarkuar nga detyra Fuat Vjerdhën, kreun e Gjykatës së Apelit Shkodër. Vendimi u morr nga treshja gjykuese KPK-së e përbërë nga Olsi Komici kryesues, Lulzim Hamitaj relator dhe Pamela Qirko anëtare, si edhe vëzhguesi ndërkombëtar Ferdinando Buatier. KPK theksoi se gjyqtari Vjerdha kishte probleme me profesionalizimin në punë.

Vjerdha ka qenë një nga gjyqtarët i cili votoi kundër ndryshimit të vendimit për Dritan Dajtin, por ky i fundit shpëtoi nga dënimi me burgim të përjetshëm. (lexo këtu)

Po kështu edhe denoncimet mbi uljen e dënimit të një çifti të akuzuar për mashtrim në shuma të mëdha dhe pafajësia për dy zyrtarë të akuzuar për shpërdorim detyre, u dukën si problemet kryesore me të cilat u përball gjatë seancës dëgjimore Vjerdha.

Në seancën e KPK-së Vjerdha kundërshtoi denoncimet duke shpjeguar se vendimet ishin të bazuara por pranoi si gabim të tij vendimin për të pushuar çështjen ndaj dy zyrtarëve të akuzuar për shpërdorim detyre.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shkarkohet fuat vjerdha vettingu shkarkohet fuat vjerdha vettingu

Sondazh

Poll