Aktualitet

Incidenti me qytetarin në Dibër, kryeministri i ‘frikësuar’ largohet me helikopter

9 Qershor 2019, 17:23 Nga DOSJA
Incidenti me qytetarin në Dibër, kryeministri i

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme disa takime elektorale në Qarkun e Dibrës, ku ka prezantuar kandidatët e Partisë Socialiste për kryetar bashkie.

Gjatë njërit prej takimeve në Dibër, ndodhi një incident, (Lexo këtu) ku një qytetar thirri me zë të lartë: Rama ik. Kjo bërë që kryeministri Edi Rama të ndërpriste për disa çaste fjalën, dhe ti përgjigjej: “Po do iki, do iki”.

Pas kësaj, Dosja.al mëson se qytetari është bllokuar momentalisht, e më pas është larguar nga organizatorët. Të njëjtat burime i thanë Dosja.al, se pas kësaj, kanë qenë disa informacione se kryeministrit do i bllokohej rruga nga protestues që kërkojnë largimin e tij dhe të qeverisë. Kjo ka bërë që kryeministri të ‘frikësohet’ dhe në vend që të kthehej me makinë siç ishte parashikuar, ka zgjedhur që udhëtimin ta bëjë me helikopter.

Kujtojmë se një gjë e tillë ka ndodhur edhe në raste të tjera, ku mund të përmendim takimin e kryeministrit në Kukës, ku u inaugurua fillimi i punimeve në aeroportin e Kukësit.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama incidenti i ramës në dibër rama ik rama largohet me helikopter nga dibra rama në dibër edi rama incidenti i ramës në dibër rama ik rama largohet me helikopter nga dibra rama në dibër

Sondazh

Poll