Politike

Ngrohja globale, Rama në Abu Dhabi: S’ka të bëjë veç me klimën, në luftë sfidash globale, kërkohet një qasje globale

1 Tetor 2021, 15:53 Nga DOSJA
Ngrohja globale, Rama në Abu Dhabi: S’ka të bëjë

ABU DHABI- Kryeministri Edi Rama ka folur në Abu Dhabi edhe për ngrohjen globale. I pranishëm në Konferencën e Politikave Ndërkombëtare, Rama tha se kjo nuk ka të bëjë vetëm me klimën dhe se është një çështjeje paqeje në shumë rajone, me një ndikim afatgjatë.

Duke përmendur pandeminë, terrorizmin dhe furnizimin me ujë, Rama tha se për sfida globale duhet një qasje globale.

“Le të marrim ndryshimin e klimës, të gjithë e dimë se ngrohja globale nuk ka të bëjë vetëm me klimën. Është një çështjeje paqeje në shumë rajone, me një ndikim afatgjatë, kështu sa më shumë të merremi me të, aq më shumë do të parandalojmë katastrofat natyrore. Sot pandemia Covid-19, një çështje globale ka marrë kaq shumë jetë, krahasuar me luftërat boterorë. Përgjigjia është ‘jo’, nuk mund të merremi të vetëm me të. E njëjta përgjigje është terrorizmin, për furnizimin me ujë e shumë të tjera. Në këtë luftë sfidash globale, kërkohet një qasje globale dhe jo në një mënyrë hegjemonike, por harmonike do të thoja,”- tha Rama ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama rama ne abu dhabi rama ne konferencen e politikave nderkombetare edi rama rama ne abu dhabi rama ne konferencen e politikave nderkombetare

Sondazh

Poll