Politike

FOTO-VIDEO/ Bardeli: Shkolla ne Theth nuk është hapur ende. Problemi duhet të gjejë zgjidhje sa më parë.

1 Tetor 2021, 15:57 Nga DOSJA
FOTO-VIDEO/ Bardeli: Shkolla ne Theth nuk është hapur ende. Problemi

THETH- Deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli ka ngritur një shqetësim në lidhje me mos hapjen e shkollës 9-vjeçare në njësinë Shalë në Theth. Me anë të një postimi në Facebook, ajo shkruan se u bashkohet zërit të prindërve dhe fëmijëve që kërkojnë të nisjen e shkollës.

Postimi i plotë:

Shkolla 9-vjeçare në Theth, njësia administrative Shalë, ende nuk është e hapur! Fëmijët në këtë zonë nuk mund të jenë njësoj si nxënës të tjerë në qendrën e qarkut Shkodër që kanë filluar mësimin! Prindër, nxënës, banorë sëbashku me administratorin e njësisë, po ngrenë zërin për këtë fakt! I bashkohem zërit të tyre, me cilësinë e përfaqësueses në Kuvend, që sa më parë të merren masat për zhvillimin e orëve të mësimit dhe gjendja ti kthehet normalitetit! Nxënësit e Thethit kërkojnë arsimim dhe nuk ju duhet asnjë lloj justifikimi i institucioneve! Sa më parë!

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike greta bardeli mos-hapja e shkolles ne theth greta bardeli mos-hapja e shkolles ne theth

Sondazh

Poll

Politike 1 Tetor 2021, 10:54

TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbajtur një ceremoni për 30-vjetorin e ngritjes së flamurit amerikan në Ambasadë. Në takim ku të ftuar kanë...