Sport

Haaland konfirmon largimin nga Borussia Dortmund në verë, por paga që kërkon është stratosferike!

1 Tetor 2021, 17:17 Nga DOSJA
Haaland konfirmon largimin nga Borussia Dortmund në verë, por paga

GJERMANI-Erling Braut Haaland do të largohet nga Borussia Dortmund në verë. Gjermanët do të duhet të “kënaqen” me 75 milionë eurot e parashikuara nga klauzola, por kushdo që dëshiron të rrëmbejë sulmuesin skandinav do të duhet të shpaguajë edhe më shumë për pagën e tij.

Haaland, në fakt, kërkon 50 milionë në sezon, duke përjashtuar komisionet e Raiola-s.Nëse ky transferim bëhet realitet verën e ardhshme atëherë Erling Haaland do të bëhet futbollisti më i paguar në botë duke kaluar kështu edhe emra si Messi, Neymar, Cristiano Ronaldo e Mbappe.

Sa i përket të ardhmes së sulmuesit, Real Madrid dhe PSG janë gati të transferojnë sulmuesin skandinav.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport borussia dortmund haaland borussia dortmund haaland

Sondazh

Poll