Aktualitet

Ishin në makinë me 21-vjeçarin/ Gjykata lë në qeli Armando Markun dhe Kristjan Sherrin, avokati: Nuk kanë lidhje me Aldi R

1 Tetor 2021, 12:30 Nga DOSJA
Ishin në makinë me 21-vjeçarin/ Gjykata lë në qeli

LEZHË– Gjykata e Lezhës ka lënë në qeli Armando Markun dhe Kristjan Sherrin, dy shokët e Aldi Ramës pasi akuzohen për veprat penale “moskallëzim krimi” dhe “përkrahje e autorit të krimit”.

Të dy djemtë ishin pranë Aldi Ramës kur nxori armën për të qëlluar oficerin e policisë, Saimir Hoxha. Efektivët kishin dalë për kontroll pasi kishin marrë informacion për parcelë droge dhe kishin ndeshur mjetin me 3 të rinjtë. Marku ka qenë i dënuar edhe më parë për veprën penale “vjedhja”. Avokati i dy të rinjve, Gjon Huli para mediave ka thënë se ata nuk kanë kryer asnjë vepër penale, pasi i janë bindur policisë. Ai shton se të rinjtë ndihmuan policinë për të vënë në ambulancë të plagosurin, Saimir Hoxha, i cili ndërroi jetë më vonë.

Shefi i krimeve Leonard Palushi ndaloi drejtuesin Armando Marku, i cili zbriti që t’i japë dokumentet, së bashku me Kristian Sherin, ndërsa pasagjeri i tretë nuk zbriti. Saimir iu drejtua pasagjerit dhe i kërkoi të zbresë sepse do kontrollohej. Aldi Rama i tha vetëm një fjali të vetme: “Unë nuk jam për kontroll”, më pas nxori armën dhe e qëlloi. Ai kaloi në sedijen e shoferit dhe ia mbathi nga vendi i ngjarjes. Policia nisi kontrollet për gjetjen e tij dhe në momentin kur kuptoi se ishte rrethuar nga efektivët, Aldi Rama qëlloi veten dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

Aldi Rama është autori i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha. Ai ka ndërruar jetë tre ditë më parë në spitalin e Traumës në Tiranë. I riu u soll me urgjencë nga spitali i Lezhës, por nuk mundi që t’i mbijetonte plagës me armë zjarri që kishte marrë në zonën e fytit. Ai ekzekutoi me armë zjarri nënkomisarin Saimir Hoxha. Rama ishte me precedent të mëparshëm penal, kishte përfunduar në burg që në moshën 18-vjeçare dhe ishte prangosur sërish pas 2 vitesh. Njëherë për vjedhje dhe dhunë ndaj të dashurësh, e njëherë tjetër për mbajtje pa leje e armëve të ftohta.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aldi rama armando marku kristjan sherri aldi rama armando marku kristjan sherri

Sondazh

Poll