Aktualitet

Gjykata i dënoi me burg, MOMENTI kur nëna dhe motra e shokut të Aldi Ramës shpërthejnë në lot

1 Tetor 2021, 14:36 Nga DOSJA
Gjykata i dënoi me burg, MOMENTI kur nëna dhe motra e shokut të

LEZHË– Gjykata e Lezhës vendosi ditën e sotme ‘arrest me burg’ për dy shokët e Aldi Ramës. Në momentin që mjeti i policisë largohet me Armando Markun dhe Kristjan Sherrin largohet nga ambientet e Gjykatës, mamaja dhe motra e këtij të fundit kanë shpërthyer në lot. Siç shihet edhe nga pamjet e ‘Reporttv’ jashtë dyerve të gjykatës, e ëma dhe motra e shokut të Aldi Ramës, të riut që vrau nënkomisarin Saimir Hoxha, janë prekur emocionalisht dhe madje kanë gjetur edhe ngushëllimin e gazetarëve.

Dy shokët e Aldi Ramës akuzohen për veprat penale “moskallëzim krimi” dhe “përkrahje e autorit të krimit”. Të dy djemtë ishin pranë Aldi Ramës kur nxori armën për të qëlluar oficerin e policisë, Saimir Hoxha. Efektivët kishin dalë për kontroll pasi kishin marrë informacion për parcelë droge dhe kishin ndeshur mjetin me 3 të rinjtë. Marku ka qenë i dënuar edhe më parë për veprën penale “vjedhja”.Aldi Rama është autori i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha. Ai ka ndërruar jetë tre ditë më parë në spitalin e Traumës në Tiranë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aldi rama kristjan sherri aldi rama kristjan sherri

Sondazh

Poll