Aktualitet

Apeli pushon çështjen për sekuestrimin e kompleksit “Golden”, pasuria i kthehet Altin Hajrit

1 Tetor 2021, 13:40 Nga DOSJA
Apeli pushon çështjen për sekuestrimin e kompleksit

TIRANË– Apeli i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të pushojë çështjen për sekuestrimin e kompleksit “Golden” që ndodhet në Shijak në pronësi të Altin Hajrit, i cili ishte edhe subjekti i Operacionit Forca e Ligjit. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se prona që u sekuestrua që në datën 3 shkurt të vitit 2020, tashmë do të lirohet.

“Me referimin në parashikimin e pikës 1, shkronja b), të nenit 46 të ligjit 98/2016 si dhe, në interesin e treguar nga media, komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm, përkundrejt vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka rrëzuar kërkesën për konfiskimin e pasurive të subjektit të aktit normativ Altin Hajri, sot më datë 01.10.2021, kolegji i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi:

– Pushimin e shqyrtimit të çështjes nr. 124 akti, datë 26.04.2021, regjistruar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm ndaj vendimit nr. 9/80, datë 12.03.2021 të gjykatës së Posaçme të shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak të heqjes dorë nga ankimi,”– thuhet në njoftim.

. Kompleksi nuk do të sekuestrohet pasi edhe SPAK ka hequr dorë nga ankimimi. Më herët edhe GJKKO kishte hequr dorë nga sekuestrimi i urdhëruar nga OFL pasi e kishte argumentuar të paligjshëm.

Kujtojmë se sekuestrimi i këtij objekti ishte çështja e parë e Operacionit Forca e Ligjit. Kështu Altin Hajri, i cili ishte subjekti i parë i OFL (Operacioni Forca e Ligjit) duket se do të gëzojë pasurinë e tij, e cila i ishte sekuestruar duke filluar që nga data 3 shkurt e vitit 2020.

SPAK bëri ankim në Apel dhe kërkoi konfiskim të pasurive, por pastaj hoqi dorë, ndaj u vendos pushimi i çështjes. OFL vendosi sekuestro ndaj resortit pas dyshimeve se aty u mbajt peng dhe ekzekutua Jani Prenga. Hetuesit kanë siguruar pamje filmike nga momenti kur Prenga tërhiqet zvarrë, por edhe pas më shumë se një viti nuk kanë mundur ta gjejnë trupin e tij.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet altin hajri kompleksi golden lirohen pasurite e altin hajrit altin hajri kompleksi golden lirohen pasurite e altin hajrit

Sondazh

Poll