Aktualitet

Patronazhistët/ SPAK: Nuk ka lidhje me korrupsionin zgjedhor, punonjësit mund të kenë keqpërdorur të dhënat e qytetarëve

1 Tetor 2021, 13:37 Nga DOSJA
Patronazhistët/ SPAK: Nuk ka lidhje me korrupsionin zgjedhor,

TIRANË– Për skandalin e patronazhistëve, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka konstatuar se nuk ka pasur konsumim të veprës penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje. SPAK ka shpallur moskompetencë për cështjen e patronazhistëve duke ia kaluar dosjen Prokurorisë së Tiranës. Sipas tyre, hidhen dyshime se mund të kenë qënë punonjësit që kanë pasur akses në bazën e të dhënave duke keqpërdorur atributet dhe iu janë ofruar në kuadrin ligjor rregullues.

REAGIMI I SPAK:

Nga tërësia e të dhënave të administruara deri në këtë moment, konstatohet se përgjatë gjithë kohës së kryerjes së këtij hetimi, nuk është mundësuar gjetja e asnjë të dhëne, prove apo indicie, që të jetë konsumuar vepra penale e korrupsionit aktiv në zgjedhje.Nuk rezulton që ndonjë veprim korruptiv konkret në fushën zgjedhore, të ketë lindur apo të ketë marrë jetë, si pasojë e të dhënave që janë pasqyruar në bazën e sipërcituar, të publikuar. Ajo që deri më tani mbështet në provat e administruara, ka të bëjë me faktin se ekziston dyshimi, se punonjës të cilët kanë mundësi aksesi në bazën e të dhënave shtetërore, mund të kenë keqpërdorur atributet që u janë ofruar nga kuadri ligjor rregullues, duke vepruar në tejkalim të autorizimit për të hyrë në një sistem kompjuterik a në një pjesë të tij, nëpërmjet cenimit të masave të sigurimit. Për këtë arsye vlerësohet se duhet të procedohet me ndryshimin e kualifikimit ligjor të veprës penale, nga ajo për të cilën ky procedim penal u regjistrua e konkretisht nga neni 328 i K.Penal në atë të parashikuar nga neni 192/b i K.Penal “Hyrja e paautorizuar kompjuterike.

Çfarë ndodhi me të dhënat personale të qytetarëve?

Skandali u zbulua nga Lapsi.al, ku një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur, u keduan me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania. Qeveria nga ana e saj nuk pranoi të ishte vjedhje e të dhënave personale.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet patronazhistet skandali me te dhenat personale spak patronazhistet skandali me te dhenat personale spak

Sondazh

Poll