Politike

Kryeministri Edi Rama takon Joseph Borrell në Abu Dhabi, shefi i politikës së jashtme në BE: Të ruajmë besueshmërinë dhe

1 Tetor 2021, 13:48 Nga DOSJA
Kryeministri Edi Rama takon Joseph Borrell në Abu Dhabi, shefi i

ABU DHABI- Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për politikën e jashtme ka pritur në një takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Borrell ka publikuar edhe një foto nga takimi i zhvilluar në Abu Dhabi, aty ku kryeministri Rama mbërriti një ditë më parë.

Krah fotos, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, shkruan se me Rmën ka diskutuar për zgjerimin e BE-së, Samitin e ardhshëm dhe shton se me rëndësi është që të ruhet vrulli i reformës në rajon si dhe besueshmëria tek Evropa.

“Takova kryeministrin Edi Rama në në Konferencën e Politikave Botërore. Ne diskutuam për zgjerimin , Samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor dhe nevojën për rezultate konkrete. E rëndësishme është të ruajmë vrullin e reformës në rajon si dhe besueshmërinë ndaj BE -së,”- shkruhet ndër të tjera në postim.

Met Prime Minister @ediramaal at #WPC2021. We discussed #enlargement, the upcoming #WesternBalkans Summit and the need for concrete results.

Important to keep both the reform momentum of the region as well as credibility of the EU. pic.twitter.com/jubDd4OT0r

— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) October 1, 2021

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama ka shkuar në Abu Dhabi. Lajmin e bëri me dije vetë kreu i qeverisë shqiptare, përmes disa fotove të publikuara në profilin e tij në Facebook. Krah fotove, Rama shkruan se është i ftuar nderi në Konferencën e Politikave Botërore.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike rama ne abu dhabi rama takon borrell rama ne abu dhabi rama takon borrell

Sondazh

Poll

Politike 1 Tetor 2021, 10:54

TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbajtur një ceremoni për 30-vjetorin e ngritjes së flamurit amerikan në Ambasadë. Në takim ku të ftuar kanë...