Politike

Yuri Kim s’e fton Metën? Çfarë ndodhi në pritjen diplomatike në Tiranë, Basha i relaksuar mes ambasadorëve, Rama ‘mun

1 Tetor 2021, 12:01 Nga DOSJA
Yuri Kim s’e fton Metën? Çfarë ndodhi në pritjen

TIRANË– Ambasadorja amerikanë në Tiranë, Yuri Kim ka organizuar një pritje për personalitete të ndryshme për të kremtuar 30-vjetorin e ngritjes së vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Ajo që bie në sy nga pritja që organozi Kim, është mungesa e presidentit të vendit Ilir Meta, ndërsa kryeministri Edi Rama e ka me justifikim mungesën, pasi ndodhet për në një vizitë zyrtare jashtë vendit, në Abu Dabi. Ndërkohë që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është fotografuar mes dy ambasadoreve, Yuri Kim dhe atij të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

Ndërkohë të pranishëm në takim ishin disa ministra të qeverisë, kryesuar nga ministrja e jashtme Olta Xhaçka , Blendi Çuçi apo Niko Peleshi dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla. Nga opozita po ashtu nuk mungonte as deputeti demokrat Tritan Shehu.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike 30-vjetori i ngritjes se flamurit ne ambasade yuri kim 30-vjetori i ngritjes se flamurit ne ambasade yuri kim

Sondazh

Poll