Politike

Nard Ndoka zyrtarizon mbështetjen ndaj Berishës: Nesër jam me të në Shkodër, Basha nuk ka më moral të thërrasë aleatë

30 Shtator 2021, 20:02 Nga DOSJA
Nard Ndoka zyrtarizon mbështetjen ndaj Berishës: Nesër jam me

TIRANË– Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka zyrtarizuar mbështetjen e tij ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. I ftuar në Top Neës, Ndoka bëri të ditur që do të jetë krah Sali Berishës në takimin e radhës në Shkodër, që do të mbahet ditën e nesërme në orën 18:00.

Ndoka shtoi se Berisha është një politikan që Shkodra e ka dashur ndër vite, një lider që i ka sjellë fitore PD-së. Kreu i PDK-së shtoi se politika kërkon karakter, qëndrueshmëri, moral, gjë që sipas tij, kryedemokrati Lulzim Basha i ka të deformuara.

Ndoka tha më tej se Basha tashmë ndihet i frikësuar nga aksioni i Berishës, pasi e ka humbur autoritetin në Partinë Demokratike dhe nuk ka të drejtë morale për të thirrur aletatët e tij. 

“Shkodra është një bastion, është një zonë që e ka dashur Berishën ndër vite. Shkodra i kupton zhvillimet politike, nuk është një surprizë që do të ketë pritje të madhe në Shkodër, por ajo që unë shoh, është se gjatë takimeve në qytete të tjera, ka një lloj shprese. Kjo është karizma e një politikani. Është një politikan që i ka sjellë PD fitore, dhe këtë gjë nuk e ka sjellë Basha, por politika ka karakter, qëndrueshmëri, moral, por këto Basha i ka të deformuara. Ishte humbja e dytë parlamentare. Unë gjykoja se ai duhet të largohej nga detyra. Nuk e di se çfarë do të thotë ai për herë të tretë. Është një lider që s’u besua dy herë, nëse beson se për herë të tretë do të vazhdojë të bëjë të njëjtat premtime, do të jetë një dështim spektakolar.

Kjo i jep më shumë autoritet dhe moral. Unë e shoh më shumë si një mision që ka ndërmarrë zoti Berisha sesa egon e tij politike. Ka kohë që nuk jam takuar me zotin Basha, tani më duket ka më shumë frika nga zoti Berisha. Basha e ka humbur autoritetin e tij në PD, nuk ka të drejtën morale për të thirrur aleatët. Basha nuk arriti të operojë si një lidership i opozitës. Ka pas shumë defekte. Ne nuk përjashtohemi nga kjo, ia kemi thënë ballasi, kemi kërkuar që të jetë më i vendosur. Ne i kemi dhënë një lloj autoriteti, dhe kjo është e gabuar dhe falë kësaj nuk arriti të bëhej lider,”– tha ndër të tjera Nard Ndoka.

Dje Berisha mbajti takimin e katërt me demokratët në Durrës, ndërsa ka paralajëmruar të pestin në Shkodër, në kuadër të lëvizjes që ka nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike me vendim personal të kryedemokratit Lulzim Basha.

Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Vetë Berisha kërkon një referendum me 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd nard ndoka sali berisha aksioni i berishes foltorja per pd nard ndoka sali berisha

Sondazh

Poll