Aktualitet

Shumë shpejt! Del në treg leja e re e qarkullimit të automjeteve, kushton më lirë, ndryshimet që do të pësojë dokumenti

30 Shtator 2021, 20:37 Nga DOSJA
Shumë shpejt! Del në treg leja e re e qarkullimit të automjeteve,

TIRANË– Leja e qarkullimit të automjeteve do të ndryshojë formë dhe përmbajtje shumë shpejt. Me një postim në rrjetet sociale, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja bën me dije se leja e re e qarkullimit do të kushtojë 2100, 40% më pak se më parë (3500 lekë). Sipas drejtorit Gonxhja, leja e re e qarkullimit do të jetë e barazvlefshme me certifikatën e pronësisë së mjetit. Ai shton se kjo leje zvogëlon në maksimum mundësinë e manipulimit të të dhënave dhe eliminon nevojë për leje ndërkombëtare mjeti.

Statusi i plotë:

Së shpejti! Leja e re e Qarkullimit të Mjetit Rrugor! Avantazhet direkte për qytetarët: Sot paguhet 3,500 lekë për lejen aktuale, certifikatën e pronësisë dhe lejen ndërkombëtare të mjetit! Leja e re që unifikon dokumentat e mjetit në 1 do kushtojë vetëm 2,100 lekë, -40%! Leja e re nuk do ketë vula kolaudimi, pra nuk do bëhet e pavlefshme nga mungesa e vendit për vula si leja aktuale! Leja e re nuk ka afat vlefshmërie! Leja e re përfshin të dhëna sipas kodeve të BE, datë regjistrimi për herë të parë, vit prodhimi, qiramarrës, etj! Leja e re unifikon të dhënat dhe eliminon Certifikatën e Pronësisë së Mjetit! Leja e re nuk dëmtohet nga lagështia ose palosjet, nuk griset si leja aktuale! Leja e re përmban elementet e sigurisë si: ëatermark – logo identifikuese në brumin e letrës speciale që dallohet vetëm nëse shikohet përmes dritës; fluorescent fibres – fije fluoreshente që dallohen vetëm me rreze ultraviolet; fluorescent imprints – logo identifikuese e dallueshme vetëm me rreze ultraviolet; hologramë – stampë e shndërritshme e integruar në materialin e letrës nga prodhuesi me dizajn të personalizuar!  Leja e re do ketë edhe QR code drejtpërdrejt nga sistemi e DPSHTRR, mikrotekst, vizatim e grafika që ndryshojnë ngjyrën në këndvështrime të ndryshme drite, etj! Personalizimi me puntim! Cilësia dhe vetitë e letrës së lejes së re do të jenë speciale, e njëjtë me dokumentet e qarkullimit gjermane! Zvogëlohet në maksimum mundësia e manipulimit të të dhënave, për pasojë garantohet besueshmëria në qarkullim për çdo verifikim nga autoritetet brenda/jashtë vendit! Leja e re do jetë më e vogël, me tre pjesë, më praktike e rezistente, si edhe me çdo të dhënë të mjetit, të kodifikuar! Leja e re, falë cilësisë, sigurisë dhe përputhshmërisë me Direktivën 1999/37/EC e 29 Prillit 1999 (e përditësuar, 2014), eliminon nevojën për Leje Ndërkombëtare Mjeti! Qytetari lehtësohet nga kosto e angari që përsëritej çdo tre vjet! Sqarim: Leja e re do të jepet për veprimet e reja me mjetin! Leja e re nuk do të jetë e detyrueshme për qytetarët që kanë lejen aktuale të mjetit!

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet blendi gonxhja leja e re e qarkullimit blendi gonxhja leja e re e qarkullimit

Sondazh

Poll