Politike

Si të marrë fund ‘lufta’ Basha-Berisha? Salianji tregon ‘recetën’: Të ulen, të bisedojnë…arm

30 Shtator 2021, 18:05 Nga DOSJA
Si të marrë fund ‘lufta’ Basha-Berisha? Salianji tregon

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinaji ka deklaruar se ‘lufta e ftohtë’ mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryedemokratit Lulzim Basha mund të sheshohet me bisedime. I ftuar në “Frontline”, Salianji tha se se armiku i përbashkët i tyre është Edi Rama dhe se baza e PD-së do të bashkohet shumë shpejt pavarësisht mendimeve të ndryshme që mund të kenë pasur anëtarët e saj.

Pjesë nga intervista:

Marsela Karapanço: Si mund të ndalet ‘lufta e ftohtë’ Berisha-Basha?
Ervin Salianji: Duke u ulur, duke diskutuar me njëri-tjetrin dhe duke vendosur primar interesin e demokratëve.

Marsela Karapanço: Si mund të bashkohet baza e PD?
Ervin Salianji: Shumë shpejt. Pavarësisht se PD ka pasur përherë mendime të ndryshme do të bashkohet kundër regjimit të Edi Ramës.

Dje Berisha mbajti takimin e katër me demokratët në Durrës, ndërsa ka paralajëmruar të pestin në Shkodër, në kuadër të lëvizjes që ka nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike me vendim personal të kryedemokratit Lulzim Basha.

Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Vetë Berisha kërkon një referendum me 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ervin salianji ervin salianji

Sondazh

Poll