Aktualitet

Autoriteti i Konkurrencës ‘fali’ 5 mln euro gjobë, drejtori juridik: Të hapet hetim i ri, vendimi ishte i ligjshëm, komp

30 Shtator 2021, 16:30 Nga DOSJA
Autoriteti i Konkurrencës ‘fali’ 5 mln euro gjobë,

TIRANË– Indrit Leka, drejtor juridik i Autoritetit të Konkurrencës është shprehur se vendimi i marrë nga ky institucion për të mos gjobitur kompanitë që rritën çmimin e bukës është ligjor dhe në rast se kërkohet masë ndëshkuese për to, duhet hapur një hetim i ri.

Në një intervistë për “Fax News”, Leka shprehet se kompanitë gjatë monitorimit për një periudhë 1-vjeçare nuk janë kapur në shkelje prandaj është marrë vendimi për të mos i gjobitur.

“Duhet të sqaroj që nuk është marrë një vendim, faktikisht është hedhur në votim një propozim i rrjedhur nga hetimi dhe monitorimi 1-vjeçar i vendimit “700”. Në këtë treg autoriteti nuk ka nisur tani me rritjen e çmimit por është një hetim i kryer më parë i përfunduar në vitin 2020. Në vijim të këtij vendimi është periudha 1-vjeçare, sekretariati i autoritetit ka konstatuar se ka shkelje të ligjit për konkurrencën dhe detyrimeve dhe rrjedhimisht ka propozuar masa ndëshkuese me gjobë. Ky raport është miratuar nga komisioni dhe i është dërguar palëve, në përfundim të përfundimit të palëve komisioni është mbledhur dhe ka vendosur mos-sanksionimin e këtyre ndërmarrje me gjobë. Ligji e jep mundësinë nga 0-10%, një rastin konkret është kërkuar nga 3.2-7 % të xhiros totale të ndërmarrjes, me vlerë e konsiderueshme financiare. Vendimin 700, nuk e kanë kundërshtuar. Konkretisht pikën 6 të vendimit 700. Është marrë një vendim nga komisioni për mos-gjobitjen e tyre ky është mjeti ligjor që funksionon, nëse nuk ka arsye nuk ka rikërkesë për gjobë, duhet të rihapet hetim i ri,”- ka thënë ai ndër të tjera.

Një ditë më parë, Autoriteti i Konkurrencës nuk i ndëshkoi importuesit e miellit dhe grurit, pavarësisht se u kapën në shkelje gjatë korrikut të vitit të kaluar. Në mbledhjen e zhvilluar nuk është vendosur masa e ndëshkimit me gjobë 5 milionë eurosh që ishte parashikuar për kompanitë shkelëse. Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK krijuan ‘kartel’ dhe rritën çmimin e bukës me 10 lekë duke rënë dakort me njëri-tjetrin.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet indrit leka mirilda tili rritja e cmimit te bukes indrit leka mirilda tili rritja e cmimit te bukes

Sondazh

Poll