Politike

Ish-ministri i Drejtësisë ka datat për zgjedhejt lokale dhe parlamentare: Kjo është periudha e duhur

9 Qershor 2019, 16:29 Nga DOSJA
Ish-ministri i Drejtësisë ka datat për zgjedhejt lokale dhe

TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar sërish pas vendimit të Presidentit Ilir Meta, për shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Manjani ka hedhur në tavolinë, datat për zhvillimin e zgjedhejve lokale dhe atyre parlamentare.

Sipas tij, 14 ose 21 korrik mund të ishin një opsion për zgjedhjet lokale, ndërsa shprehet se për ato parlamentare në mënyrë që të rikehehet Parlamenti pluralist, periudha shtator-tetor është periudha e duhur.

Reagimi i plotë:

Si datë të re zgjedhjesh lokale mund të ishin datat 14 ose 21 korrik.

Është krejt e mundshme pa sforco ligjore, sepse nga pikpamja Kushtetuese nuk ka asnjë problem.

Por insistoj, vendit i duhet sa më parë Parlamenti pluralist!

Kështu që vendi duhet të bëhet gati për zgjedhje parlamentare në vjeshtë. Shtator-Tetor është periudha e duhur…

Këtë gjë planifikonte të bënte edhe Rama, por e kishte në plan pa opozitën….

Pa opozitë nuk ka zgjedhje!

Tani është koha për ndonjë hap pas dhe për t’u përgatitur për të dy palët e zgjedhjeve!

Kujtojmë se një ditë më parë Presidenti i Republikës shfuqizoi dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit. Ky vendim u publikua pak para se të fillonte protesta e opozitës, për të cilën thuhej se do të ishte e dhunshme. Vendimi i Metës u kundërshtua nga Kryeministri Edi Rama, i cili thotë se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike shfuqizimi i dekretit për zgjedhjet ylli manjani zgjedhejt lokale zgjedhjet parlamentare shfuqizimi i dekretit për zgjedhjet ylli manjani zgjedhejt lokale zgjedhjet parlamentare

Sondazh

Poll