Politike

Anulimi i 30 qershorit, Ralf Gjoni s’komenton të dielën: Zoti e ka bërë pushim, do flasim kur të qartësojmë mendimin

9 Qershor 2019, 16:33 Nga DOSJA
Anulimi i 30 qershorit, Ralf Gjoni s’komenton të dielën: Zoti e

TIRANË- Deputeti Ralf Gjoni, pas drekës që kishte me deputetët e tjerë të LSI dhe me Lefter Kokën, ka reaguar dhe për vendimin e Ilir Metës për anulimin e datës 30 qershor për zgjedhjet lokale.

Në një reagim për Shqiptarja.com ai është shprehur se  grupi që ai bën pjesë nuk ka ende një qëndrim të qartë për këtë vendim. Më tej ai shton se nuk mund të bënte deklarata politike të dielën, pasi “Zoti e ka bërë pushim”.

Po ashtu ai në reagimin e tij ka thënë që nuk kanë ende një mendim të qartë për këtë situatë të krijuar dhe do flasë “gjatë ditëve në vazhdim do qartësojmë edhe qëndrimin tonë në parlament”.

Një ditë më parë pak pas nisjes së protestës së opozitës, Presidenti anuloi dekretin e tij për datën e zgjedhjeve të caktuar më 30 qershor. Kryeministri Edi Rama, zv/kryeministri Erion Braçe dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, nëpërmjet reagimeve në rrjetet sociale kanë dhënë sinjalin që për ta 30 qershori është i pakthyeshëm. Rama vijoi sot fushatën e tij elektorale në Burrel.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta kriza politike ralf gjoni shtyrja e zgjedhjeve ilir meta kriza politike ralf gjoni shtyrja e zgjedhjeve

Sondazh

Poll