Për herë të parë në botën arabe zgjidhet një lidere grua, Najla Bouden Romdhane zgjidhet kryeministre e Tunizisë
30 Shtator 2021, 13:34Nga DOSJA
TUNIZI– Presidenti tunizian, Kais Saied ka emëruar një gjeologe me pak përvojë qeveritare si kryeministrja e parë grua e Tunizisë në mes të një krize pas marrjes së pushtetit të tij.
Sipas mediave të huaja, ai i kërkoi Najla Bouden Romdhane, një profesore pak e njohur e gjeofizikës që zbatoi projektet e Bankës Botërore në Ministrinë e Arsimit, të formonte një qeveri sa më shpejt të jetë e mundur të Mërkurën. Ky veprim nxiti një rritje të çmimeve të bonove tuniziane.
I zgjedhur në vitin 2019, Saied ka qenë nën presionin e brendshëm dhe ndërkombëtar për të emëruar një qeveri pasi shkarkoi kryeministrin, pezulloi parlamentin dhe mori autoritetin ekzekutiv në korrik në lëvizjet që armiqtë e tij i quajnë ‘grusht shteti.’
Javën e kaluar, ai pezulloi pjesën më të madhe të kushtetutës, duke thënë se mund të sundonte me dekret gjatë një periudhe “të jashtëzakonshme” pa një përfundim të caktuar, duke vënë në pikëpyetje fitimet demokratike pas revolucionit të Tunizisë në vitin 2011 që shkaktoi protestat e Pranverës Arabe.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BRITANI E MADHE– Mediat britanike kanë zbardhur detaje në lidhje me vrasjen e mësueses Sabina Nessa nga shqiptari Koci Selamaj. Krimi i rëndë është cilësu...
SHBA – Doktor Adrian Burrowes, mjek familjar në Florida, ka parë qindra pacientë me Covid-19, por ai është i shqetësuar, madje edhe më shumë se vitin e ka...
Muaji i kaluar shënon një moment vendimtar për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Ai filloi me krizën në Mal të Zi dhe përfundoi me shpërthimin m...
KOSOVË- Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 4 viktima dhe 45 raste me COVID-19.Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë, teksa në ...
GJERMANI- Një tornado e fuqishme ka përfshirë qytetin gjerman të Kielit ku ka shkaktuar disa dëme materiale.Sipas mediave të huaja, brigada e zjarrit në Kiel mb...
TURQI – Një burrë, nga Inegol, Turqi, kaloi orë të tëra duke ndihmuar një grup kërkimi në pyll për të gjetur një person të humbur. Vetëm pasi dëgjoi emrin...
BRUKSEL- Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka mirëpritur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me reciproci...
KOSOVË – Presidenti i Kosovës, Albin Kurti, ka folur ditën e sotme lidhur me takimin në Bruksel, ku ka thënë se tani fillon epoka kur Serbia mësohet ...