Sport

Nëna e Ronaldos kundër martesës së të birit me Georginën

30 Shtator 2021, 08:47 Nga DOSJA
Nëna e Ronaldos kundër martesës së të birit me

ANGLI – Nëna e Cristiano Ronaldos kohët e fundit që pas transferimit të yllit portugez nga Juventusi tek Manchester Unite ka filluar të shfaqet më shpesh në rrjetet sociale, duke uruar herë pas here të birin por edhe skuadrën e “Djajve” për ndeshjet e rradhës,.

Megjithatë ditët e fundit Dolores Aveira është shprehur rreth rolit të saj si nënë dhe dëshirave që ajo ka për jetën personale të të birit.

Sipas saj Georgina Rodiguez, partnerja aktuale e Ronaldos, nuk mund të jetë bashkëshortja e tij pasi ajo beson se modelja e lindur në Argjentinë ka motive ekonomike për të shkuar në altar.

“Ylli” portugez nga ana tjetër duket shumë i lumtur me Georginën, me të cilën jeton në Mançester, sëbashku me Cristiano Juniorin, Evën, Mateon dhe Alanan, vajza e fundin e ardhur në jetë nga marrëdhënia mes tyre.

Modelja është raportuar se po pret propozimin për martesë, por familja e sulmuesit të Manchester United është pengesa kryesore për një martesë të mundshme.

Një burim i afërt me Cristiano Ronaldon thotë se Aveiro beson që çifti nuk duhet të martohet pasi synimi i Georginës është të përfitojë nga paratë e djalit të saj. Me sa duket, fëmijët e saj të tjerë mendojnë të njëjtën gjë, që do të thotë se kundërshtimi brenda familjes është i fortë.

Dolores kohët e fundit tha se ajo shkon mirë me Georginën dhe se e vlerëson mbështetjen që i jep Cristiano Ronaldos.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 30 Shtator 2021, 08:33

Ronaldo: “Na ndihmoi fati ndaj Villareal-it”

ANGLI – Fitorja e mbërmjes së djeshme e Manchester United u konsiderua disi me fat nga trajneri Oleguar Solskjaer, por të njëjtin mendim ndan edhe ylli i ...

Sport 29 Shtator 2021, 22:12

MILANO-Mbrëmë, në Milano, gjatë ndeshjes Milan-Atletico Madrid, dy tifozë italianë u raportuan se kishin sulmuar stjuardët, pasi këta të fundit tentuan t’i larg...