Aktualitet

Fermerët e luleshtrydheve: Duam subvencione, 20 mijë euro kushtojnë vetëm fidanët

30 Shtator 2021, 11:00 Nga DOSJA
Fermerët e luleshtrydheve: Duam subvencione, 20 mijë euro

FRAKULL – Nesti Troka prej 7 vitesh kultivon luleshtrydhe në sera. Ai ka rreth 12 dynym sera të mbjella me luleshtrydhe dhe ka shpenzuar më shumë se 20 mijë euro vetëm për blerjen e fidanëve.

Sipas tij fidanët që vijnë nga eksporti janë cilësorë, por kanë kosto të lartë, ndërsa fidanët e vendit nuk kanë shumë prodhim. Prandaj fermerët që kultivojnë këtë frut duhet të përfshihen në paketën financiare të subvencioneve.


Zona e Frakullës është ndër zonat me prodhimin më të madh të frutit të luleshtrydhes. Janë mbi 250 fermerë që kultivojnë luleshtrydhe në sera në një sipërfaqe rreth 200  hektarë.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet 20 mije euro fidanet e luleshtrydheve fshati frakull lajm nga top channel 20 mije euro fidanet e luleshtrydheve fshati frakull lajm nga top channel

Sondazh

Poll