Politike

Publikohet DOKUMENTI/ Kjo është letra që po firmosin demokratët për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së

29 Shtator 2021, 20:31 Nga DOSJA
Publikohet DOKUMENTI/ Kjo është letra që po firmosin

TIRANË– Ish-Kryeministri Sali Berisha ka nisur të mbledhë firmat e nevojshme për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, përmes të cilit ai kërkon të anulojë vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar. Dokumenti që shihni më poshtë është letra që po u shpërndahet demokratëve që duan ta firmosin për të mbledhur 1 mijë e 500 firma për thirrjen e Kuvendit të PD-së.

Përmbajtja e letrës:

I/E shqetësuar për gjendjen e rëndë të demokracisë së brendshme të Partisë Demokratike në kushtet e dhunimit flagrant të parimeve themelore, statutit dhe të forumeve të saj vendimmarrëse.

I/E bindur se mendimi dhe fjala e vota e lirë dhe respektimi  i statutit të PD dhe normave të tij janë vlera themelore mbi të cilat është ngritur Partia Demokracia dhe prerogativë e vetëangazhimit në një parti politike. Me besimin e plotë të kthimit në funksionalitet i forumeve vendimmarrësve të partisë është kush për rikthimin e besimit në fuqinë e votës dhe anëtarësisë.

Me shpresë se rivalitizimi i aksionit opozitar të Partisë Demokratike do të shënojë hapin vendimmarrës për kthimin e saj si forcë politike që gëzon mbështetjen e shumicës së qytetarëve shqiptare, në bazë të nenit 43 pika 2 të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, kërkoj mbledhjen e kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, me rend dite si më poshtë”

-Miratimin e ndryshimeve statutore sipas propozimeve konfrom nenit 43/4 dhe 60 të statutit të PDSH për rivendosjen dhe garantimin e demokracisë në vendimmarrjen në forumet e Partisë Demokratike. Analiza e qëndrimeve të kryetarit Basha ndaj parimeve themerole e normave të statutit dhe ndaj Forumit të Partisë Demokratike.

-Vendimmarrje sipas ndryshimeve statutore dhe thirrja e referendumit të anëtarëve të Partisë Demokratike për të miratuar vendimin e kuvendit kombëtar të PD

-Përcaktimi i aksionit politik opozitar të Partisë Demokratike të Shqipërisë

-Të ndryshme

Kuvendi Kombëtar do të mbahet në ambientet e Pallatit të Kongreseve, dhe në rast pamundësie në ambientin që do të përcaktohet në njoftimin publik, që do të kryhet për këtë qëllim, nga anëtari i Këshillit Kombëtar, deputeti Sali Berisha.

Berisha zhvilloi sot takimin e katërt em demokratët në kuadër të turit që ka nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar. Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Vetë Berisha kërkon një referendum me 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd lulzim basha sali berisha aksioni i berishes foltorja per pd lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll