Politike

Çuçi pas takimit me Ministrin e Brendshëm austriak: Do krijojmë strukturën e policisë alpine

29 Shtator 2021, 20:25 Nga DOSJA
Çuçi pas takimit me Ministrin e Brendshëm austriak: Do

TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka njoftuar se në Policinë e Shtetit do të krijohet një strukturë e re, e cia do të quhet struktura e policisë alpine. Me anë të një postimi në Facebook, Çuçi pas takimit me homologun austriak Karl Nehammer, në Tiranë. Ministri shkruan se për këtë strukturë do të marrin ndihmë nga Austria.

Postimi i Plotë:

“Me ministrin Federal të Punëve të Brendshme të Austrisë, Karl Nehammer, gjatë takimit të sotëm në Tiranë folëm edhe për asistencën që ata mund të na japin për të krijuar skuadrën e Policisë Alpine në Policinë e Shtetit. Gjithmonë e më shumë zonat malore të Shqipërisë po preferohen nga turistët, përfshi edhe ata nga Austria. Alpet tona janë një destinacion mjaft i frekuentuar nga turistët gjatë gjithë vitit. Besoj se ka ardhur momenti që këtij realitet të ri të krijuar në këto zona t’i qasemi në një formë tjetër edhe përmes shërbimit policor” shprehet Çuçi pas takimit me homologun austriak në Tiranë

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bledi çuçi karl nehammer bledi çuçi karl nehammer

Sondazh

Poll