Bota

Tejkalon sërish pasurinë e Bezos, Musk: Do i dërgoj një statuje gjigande të shifrës “2” dhe një medalje argjendi

30 Shtator 2021, 07:31 Nga DOSJA
Tejkalon sërish pasurinë e Bezos, Musk: Do i dërgoj një

SHBA– Themeluesi i SpaceX, Elon Musk, ka tejkaluar sërish pasurinë marramendëse të Jeff Bezos. Ai i tha prestigjozes Forbes, se do ta shënonte këtë rast duke i dërguar Bezos një medalje të argjende dhe statujën e numrit dy. Për vite me rradhë të dy miliarderët e kanë tejkaluar shpesh herë njëri tjetrin. Sipas Forbes, të hënën Musk u bë personi i tretë që arrin shumën e 200 miliard dollarëve në llogarinë e tij. Duke folur për këtë, Musk tha se do i dërgonte Bezos diçka për të kujtuar se cfarë vendi zë në listë.

“Do i dërgoj Jeffrey B. një statujë gjigande të numrit dy, bashkë me një mealje argjendi”, tha Musk.

Bezos u bë personi i parë që arriti shumën e 200 miliardë dollarëve në gusht 2020. Bernard Arnault, CEO i konglomeratit luksoz francez LVMH Moët Hennessy Louis Vuitton, arriti shifrën gjithashtu për pak kohë. Muajin e kaluar, filiali Amazon Kuiper paraqiti një letër proteste në Komisionin Federal të Komunikimeve lidhur me planet e SpaceX për të zgjeruar rrjetin e saj satelitor Starlink. Në përgjigje, Musk shkroi në Twitter se Bezos ishte “tërhequr për të ndjekur një punë me kohë të plotë duke ngritur padi kundër SpaceX”.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota elon musk jeff bezos elon musk jeff bezos

Sondazh

Poll

Bota 29 Shtator 2021, 16:52

KOSOVË – Kosova dhe Serbia kanë dalë pa marrëveshje nga bisedimet e zhvilluara ditën e sotme në Bruksel, pas situatës së tensionuar mes dy vendeve. M...