Aktualitet

E RËNDË/ Ndërron jetë gruaja 4 muajshe shtatzënë tek Infektivi

30 Shtator 2021, 06:44 Nga DOSJA
E RËNDË/ Ndërron jetë gruaja 4 muajshe shtatzënë

TIRANË– Një grua 4 muajshe shtatzënë ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Infektivit në Tiranë. Lajmi i trishtë u bë i ditur mëngjesin e sotëm nga gazetari Erjon Skëndo, i cili zbuloi se gruaja rreth të 30-tave kishte disa ditë që kishte shfaqur komplikacione. Gruaja e cila banonte në Lezhë, kishte mbi 90% të mushkërive të prekura ndërsa në Infektiv ishte e shtruar në reanimacion prej 2 ditësh.

Gruaja nuk ka mundur që të fitojë dot betejën me Covid-19.

‘Ndër pacientët në gjendje të rëndë në terapinë intensive, është edhe një grua 4-muajshe shtatzënë”, tha ministria nje dite me pare, ku njoftoi se ne total nga koronavirusi kishin humbur jeten 17 paciente.

Në Shqipëri vdekjet e grave shtatzënë nga Covid kanë qënë të pakta. Në Kosovë ka ndodhur e kundërta, ku nga fillimi i vitit e deri më tani kanë ndërruar jetë gjashtë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet nderron jete gruaja shtatzene nderron jete gruaja shtatzene

Sondazh

Poll