Aktualitet

Policia vijon arrestimet/ 3 personave ju gjetën lëndë narkotike, 4 ushtruan dhunë, një zjarrvënie nga pakujdesia dhe një

29 Shtator 2021, 15:24 Nga DOSJA
Policia vijon arrestimet/ 3 personave ju gjetën lëndë narkotike,

TIRANË – Njësia “Fast Albania ka arrestuar ditën e sotme 40 vjeçarin me iniciale A.K duke zbatuar kështu vendimin e Gjykatës së shkallës së Parë pasi kishte tentuar të korruptonte një funksionar publik.

Janë arrestuar gjithashtu dy qytetarë në Don Bosko, K. N., 20 vjeç dhe Xh. M., 25 vjeç pasi  gjatë kontrollit në shtëpi ju gjetën një sasi hashashi, një peshore elektrike si dhe një armë e ftohtë. Kurse në Kavajë 34 vjeçarit M. D ju gjet një sasi kokaine.

Policia asrrestoi gjithashtu 40 vjeçarin F.K dhe 32 vjeçarin M.R sepse kishin ushtruar dhunë ndaj familjarëve, kurse dy qytetarët G.Xh, 38 vjeç dhe R. Xh, 31 vjeç u arrestuan sepse rrahën A.Xh tek Delijorgji, në “Rrugën e Kavajës”. Kurse 28 vjeçarit L.T ju gjet një dorezë, përforcuese grushti nga policia.

Një qytetar u arrestua nga policia pasi kishte vjedhur biçikletën dhe disa orendi shtëpikave nga shtetasi B.K, kurse një tjetër sepse zjarri që kishte ndezur për të djegur barishtet doli jashtë kontrollit dhe dogji sipërfaqe të mëdha toke.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në DVP Tiranë në bashkëpunim me specialistët e Njësisë FAST ALBANIA në DPPSH bënë kapjen dhe ekzekutimin e vendimit penal të shtetasit A. K., 40 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, i kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. N., 20 vjeç dhe Xh. M., 25 vjeç, pasi në rrugën “Don Bosko” gjatë kontrolleve fizike, banesave dhe të ambientit perreth ku u konstatuan këta dy shtetas, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje, një armë të ftohtë dhe një peshore elektronike.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë ndalimi i shtetasit M. R., 32 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. K., 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. T., 28 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar në mjetin e tij, sherbimi i Forcës së Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi një armë të ftohtë(përforcues grushti).

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë ndalimi i shtetasit A. K., 42 vjeç, pasi ka vjedhur biçikletën dhe një paisje shtëpiake shtetasit B. K.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. D., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Më datë 28.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin R. M., 56 vjeç, pasi në fshatin Lekaj, Rrogozhinë, duke pastruar barishtet me anë të zjarrit, nga pakujdesia, zjarri ka marrë përmasa, dhe janë djegur një sipërfaqe tokë djerrë dhe një sipërfaqe vreshta.•Më datë 27.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit G. Xh, 38 vjeç dhe R. Xh, 31 vjeç, sepse mbremjen e djeshme, në Rrugën e Kavajës, tek kompleksi i pallateve “Delijorgji”, kanë goditur me sende të forta, shtetasin A. Xh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dhune ne familje gjetje e lëndëve narkotike mbajtje armësh të ftohta. njoftim policie zjarrvenie dhune ne familje gjetje e lëndëve narkotike mbajtje armësh të ftohta. njoftim policie zjarrvenie

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Shtator 2021, 12:59

TIRANË– Skandal me hedhjen e inerteve në Tiranë! Firma e ndërtimit “Kontakt”, e cila po ndërton kompleksin gjigand “Mangalem” në zonën e Ali Demit dh...