Kishin mbushur Bristolin me kokainë! Shkatërrohet banda e drogës, SKEMA si shpërndahej “lënda e bardhë”, prang
29 Shtator 2021, 15:58Nga DOSJA
BRITANI E MADHE- Një grup kriminal shqiptarësh, i cili dyshohet se shpërndante qindra mijëra paund kokaië në zonën jugperëndimore të Bristolit, është shkatërruar nga Policia britanike. Gjatë operacionit, të zhvilluar në vitin 2019, u kapën dhe u sekuestruan 3 kilogramë kokainë dhe gati 160,000 paund në Bristol, ndërkohë që në pranga kanë rënë dy shqiptarë.
Droga thuhet se u soll nga shqiptarët Adi Lleshi dhe Nark Vasija gjatë udhëtimeve të tyre në zonën jugperëndimore midis 1 korrikut dhe 29 nëntorit 2019. Ndërkohë që përveç tyre janë në hetim edhe: John Minchinton, 42 vjeç; Michael Williams, 59 vjeç; Tyler Harrison, 27 vjeç dhe Steven Evans, 43 vjeç. Policia ishte duke përgjuar shqiptarin Lleshi, shkoi në shtëpinë e Williams më 28 nëntor 2018, me kokainën dhe paratë me vete.
Më pas, Williams u pa brenda shtëpisë së prindërve të tij, e cila ishte ngjitur me shtëpinë e tij, duke paketuar diçka në një kuti. Në momentin kur Policia ndërhyri, gjetën gjysmë kilogram kokainë dhe pak më pak se 160,000 paund para shkallëve. Të gjithë të përfshirët përdornin shumë telefona dhe mesazhe të koduara për të shpërndarë “lëndën e bardhë”.
Ndërkohë që gjyqi për ta vazhdon, Lleshi është i prangosuri me më shumë akuza, pasi akuzohet se ishte përgjegjës për shpërndarjen e kokainës dhe mbledhjen e parave. Po ashtu, hetimet vazhdojnë për të zbuluar vendin ku furnizohej grupi.
TIRANË– Gazetari Flamur Vezaj ka akuzuar zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit se nënkomisarit Saimir Hoxha që sot e shpallën “Dëshmor i Atdheut”, ...
TIRANË– Dosja.al ka publikuar pamjet e vrasjes në krye të detyrës të nënkomisarit Saimir Hoxha. Në pamjet e publikuara, shihet sesi vrasja ndodh për ...
TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të nënkomisarit Saimir Hoxha, i cili u vra n...
POGRADEC– Spitali i Pogradecit ka reaguar lidhur me rastin e mësueses Anila Bazelli e cila ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme. Shefi i Shërbimit, Vasfi Top&c...
TIRANË- Rufat Rama, babai i Aldi Ramës ka folur për herë të parë lidhur me ngjarjen e rëndë në të cilën u përfshi i biri, Aldi, i cili qëlloi për vdekje of...