Bota

Stano: Negociatat vazhdojnë, duhet të gjejmë një zgjidhje për krizën në veri

29 Shtator 2021, 17:38 Nga DOSJA
Stano: Negociatat vazhdojnë, duhet të gjejmë një zgjidhje

BRUKSEL – Zëdhënësi i Bashkimit Europian për politikën e jashtme, Peter Stano, është shprehur në një postim në twitter se negociatat mes Serbisë dhe Kosovës ende nuk kanë mbaruar. Stanos ka thënë se palët duhet të punojnë për të gjetur një zgjedhje lidhur me krizën që është shkaktuar në veri.

“Takimi mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga emisari Miroslav Lajçak s’ka përfunduar ende, negociatat po vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës”, ka shkruar Stano në Twitter.

Kosova dhe Serbia janë takuar sot në Bruksel pas situatës së krijuar në veri, ku qytetarët serbë kanë bllokuar rrugët që dërgojnë për te pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin në targa. Sot është mbajtur një takim i shefave të grupeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, për të diskutuar rrugëdaljen nga situata e krijuar pas vendimit të Kosovës për të zbatuar masën e reciprocitetit për targat e makinave me Serbinë.

LAJMI KRYESOR: Kosova dhe Serbia arrijnë dakortësinë për çështjen e targave në Bruksel

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll

Bota 29 Shtator 2021, 09:37

KOSOVË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka vizituar ditën e sotme Kosovën, si pjesë e turit të saj në Ballkan. në vizitën e saj në ...