Bota

Zëvendëskryeministri Bislimi: Nëse Serbia nënshkruan do të kemi 8 orë kohë për të tërhequr barrikadat

29 Shtator 2021, 17:17 Nga DOSJA
Zëvendëskryeministri Bislimi: Nëse Serbia nënshkruan do

KOSOVË – Zëvendës kryeminsitri kosovar Besnik Bislimi ka thënë pas takimi në Bruksel se drafti marrëveshjes do të hyjë në fuqi sapo Serbia të vendosi të firmosë marrëveshjen.

Pika e tretë e draftit ështe heqjas e barrikadave dhe nëse Serbia firmos  atëherë KFOR-i të shtunën do të vendoset në dy pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, ndërkohë Policia e Kosovës pas disa orëve do të përcjellë shtesnionimin e situatës me fillimin e largimit të barrikadave.

“Pika e tretë ka të bëjë me heqjen e barrikadave. Sipas kësaj marrëveshje, nëse Serbia e nënshkruan finalisht, të shtunën KFOR-i do të vendos trupat në dy pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak. Pastaj pas disa orëve, Policia e Kosovës do të përcjell shtensionimin e situatës me fillimin e largimit të barrikadave. Për këtë do të kenë tetë orë, të dy palët”, ka thënë Besnik Bislimi

Kosova dhe Serbia janë takuar sot në Bruksel pas situatës së krijuar në veri, ku qytetarët serbë kanë bllokuar rrugët që dërgojnë për te pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin në targa. Sot është mbajtur një takim i shefave të grupeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, për të diskutuar rrugëdaljen nga situata e krijuar pas vendimit të Kosovës për të zbatuar masën e reciprocitetit për targat e makinave me Serbinë.Takimi u bë i mundur me përpjekjet perëndimore për të ulur tensionet në veriun e Kosovës, ku grupe qytetarësh serbë për të dhjetën ditë me radhë po mbajnë të bllokuara rrugët që shpiejnë në vendkalimet kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak në shenjë proteste ndaj vendimit për targat.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora arrihet marreveshja per targat besnik bislimi arrihet marreveshja per targat besnik bislimi

Sondazh

Poll

Bota 29 Shtator 2021, 09:37

KOSOVË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka vizituar ditën e sotme Kosovën, si pjesë e turit të saj në Ballkan. në vizitën e saj në ...