Bota

VIDEO/ KFOR monitoron nga sipër situatën në veri

29 Shtator 2021, 16:02 Nga DOSJA
VIDEO/ KFOR monitoron nga sipër situatën në veri

KOSOVË – KFOR, misioni paqeruajtës i NATO-së në Kosovë ka publikuar ditën e sotme në Facebook një video teksa shfaqen duke patrulluar veriun e Kosovës nga ajri me helikopter.

Ata kanë theksuar rolin e tyre si sigurues të paqes dhe lirisë së lëvizjes  për komunitetet që jetojnë në Ksoovë si dhe kanë theksuar se kanë kontakt të ndushtë më të dyja palët, atë serbe si dhe atë kosovare.

“Në përgjigje të zhvillimeve të fundit në Kosovën veriore, misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO ka shtuar patrullimet përgjatë rrugëve kryesore të trafikut të prekura nga bllokimet e rrugëve dhe ka vendosur njësi në pikat e kalimit kufitar Jarinje dhe Brnjak. KFOR -i mban një qëndrim të paanshëm, të fuqishëm, të shkathët dhe fleksibël për t’u marrë me të gjitha rastet e mundshme. Gjenerali Federici gjithashtu mbetet në kontakt të ngushtë me të gjitha palët e përfshira, për të kontribuar në një de-përshkallëzim të shpejtë. KFOR -i mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – i cili rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

(m.k/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kfor kfor patrullon nga ajri kfor kfor patrullon nga ajri

Sondazh

Poll

Bota 29 Shtator 2021, 09:37

KOSOVË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka vizituar ditën e sotme Kosovën, si pjesë e turit të saj në Ballkan. në vizitën e saj në ...