Bota

Sllovenia pezullon vaksinën Johnson & Johnson, shkak vdekja e 20-vjeçares

29 Shtator 2021, 16:20 Nga DOSJA
Sllovenia pezullon vaksinën Johnson & Johnson, shkak vdekja e

LJUBLJANA – Sllovenia pezulloi përdorimin e vaksinës”Johnson & Johnson” kundër koronavirusit  të mërkurën ndërsa ende po hetohet vdekja e një 20-vjeçare. Mijëra njerëz protestuan kundër vaksinimit dhe masave kundër virusit në Slloveni, e cila është dhe pjesë e Bashkimit Evropian.

“Pezullimi do të jetë në fuqi derisa ekspertët të përcaktojnë nëse ka një lidhje midis vdekjes së gruas nga një goditje në tru këtë javë dhe vaksinës që ajo mori dy javë më parë”, tha Ministri i Shëndetësisë Janez Poklukar.

Gruaja që vdiq ishte marrësja e dytë e vaksinës Johnson & Johnson në Slloveni që kishte përjetuar një gjendje të rëndë shëndetësore jo nga COVID-19. Rreth 120,000 njerëz në Slloveni kanë marrë vaksinën.

Në protestën në kryeqytetin Ljubljana, pjesëmarrësit mbajtën një moment heshtjeje për 20-vjeçaren, duke thënë se ajo donte të “blinte lirinë e saj” duke u vaksinuar. Protestuesit mbanin pankarta që lexonin “Stop Corona Fashizmit” dhe kërkuan të drejta të barabarta si për ata që janë të vaksinuar ashtu edhe për ata që nuk janë.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota sllovenia pezullon vaksinen vdes 20 vjecarja ne slloveni sllovenia pezullon vaksinen vdes 20 vjecarja ne slloveni

Sondazh

Poll

Bota 29 Shtator 2021, 09:37

KOSOVË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka vizituar ditën e sotme Kosovën, si pjesë e turit të saj në Ballkan. në vizitën e saj në ...