Bota

Takimi Kurti-Von Der Leyen, njoftimi nga qeveria e Kosovës: U bisedua për liberalizimin e vizave dhe procesin e integrimit të

29 Shtator 2021, 15:44 Nga DOSJA
Takimi Kurti-Von Der Leyen, njoftimi nga qeveria e Kosovës: U bisedua

KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka përmbledhur takimin e zhvilluar mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Ursula von der Leyen gjatë vizitës së kësaj të fundit në Kosovë. Me anë të një njoftimi, bëhet me dije se Kurti dhe Von Der Leyen kanë diskutuar për zhvillimin, ekonomik dhe social të Kosovës, ku Kryeministri e ka informuar atë, për planin e qeverisë dhe reformat e ndërmarra në drejtësi për luftën ndaj korrupsionit. Gjithashtu ata diskutuan në lidhje me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe për procesin e integrimit të vendit në BE.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Presidenten e Komisionit Evropian, znj.Ursula von der Leyen. Duke e falënderuar për përkrahjen që Bashkimi Evropian ka dhënë për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, kryeministri Kurti e njoftoi presidenten von der Layen për Planin e Investimeve Ekonomike me mbi 100 projekte konkrete të ministrive të qeverisë, që kapin shifrën e 2.8 miliardë euro dhe që do të ndihmojnë krijimin e një baze të fuqishme për zhvillimin e vendit.

Kryeministri foli për programin qeverisës dhe reformat e ndërmarra në drejtësi, si dhe luftën e pa kompromis ndaj korrupsionit. Presidentja von der Leyen dhe Kryeministri Kurti diskutuan për angazhimet e qeverisë në fushën e sundimit të ligjit dhe reformat kyçe për zhvillimin dhe përafrimin me BE-në. U diskutua për reformat si dhe mbështetjen e BE-së për arsimin dhe rininë e sidomos për rëndësinë e sistemit dual të mësimit, zbatimi i të cilit do të ndikojë në uljen e papunësisë, sidomos te të rinjtë. Biseda pati theks të veçantë liberalizimin e vizave dhe procesin e integrimit të Kosovës në BE.

Bashkëpunimi rajonal e sidomos bashkëpunimi më i madh ekonomik në mes të vendeve të rajonit në kuadër të Procesit të Berlinit dhe implementimit të Tregut të Përbashkët Rajonal u theksua si domosdoshmëri. Lidhur me situatën me pandeminë, kryeministri Kurti e falënderoi presidenten von der Leyen për mbështetjen e BE-së në ballafaqimin e Republikës së Kosovës me virusin COVID-19. Ai e njoftoi me progresin e shënuar me vaksinim, ku edhe pse Kosova ka filluar e fundit, tani qëndron mbi mesataren e rajonit me 62% të popullsisë të përcaktuar për vaksinim me një dozë dhe 41% me dy doza. Në këtë drejtim u fol edhe për pranimin e certifikatave të COVID-19 nga BE dhe inicimin e procedurave për t’u bërë anëtarë të Certifikatës Digjitale të BE-së për COVID.

LAJMI KRYESOR: Turi në Ballkan/ Ursula Von der Leyen vizitë në Kosovë, takime me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin 

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni albin kurti ursula von der leyen ursula von der leyen ne kosove albin kurti ursula von der leyen ursula von der leyen ne kosove

Sondazh

Poll