Bota

29 Shtator 2021, 09:37 Nga DOSJA

KOSOVË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka vizituar ditën e sotme Kosovën, si pjesë e turit të saj në Ballkan. në vizitën e saj në Kosovë, Von Der Leyen është takuar me Presidenten Vjosa Osmani si dhe Kryeministrin Albin Kurti, me të cilin, mbajti edhe një konferencë për shtyp. Pas takimit me dyer të mbyllura me Osmanin, Von Der Leyen, zhvilloi një takim me Kurtin, të cilin e përfunduan me një deklaratë të përbashkët për shtyp.  

Presidentja e KE-së gjatë fjalës së saj theksoi nevojën e menjëherëshme për t’i dhënë fund tensioneve në veri të Kosovës dhe për të vijuar dialogun. Ajo gjithashtu preku takimin e sotëm në Bruksel mes dy vendeve, duke thënë se negociatorët e Kosovës e Serbisë, ndodhen në Bruksel për të gjetur një kompromis për zgjidhjen e problemit.

Nga ana tjetër Kurti në fjalën e tij foli për vendimin e qeverisë për targat. Ai gjithashtu u shpreh se Serbia edhe pse vazhdon të marrë donacione nga BE, militarizohet nga Rusia dhe Kina. Kurti shpjegoi se qeveria e Kosovës ka zbatuar një dakordim të vjetër sa i përket targave, por Serbia vendosi të përgjigjej me forcë dhe mjete luftarake të prodhimit rus. 

Pas vizitës në Kosovë, Von Der Leyen do të shkojë në Malin e Zi, ku do të takohet me udhëheqësit e vendit. 

Dje ajo ka zhvilluar vizitat ne Tiranë dhe në Shkup. Ky tur në ballkan vjen pak ditë para samitit BE-Ballkan Perëndimor, që do të mbahet në Slloveni më 8 tetor. Samiti do të ketë në fokus procesin e zgjerimit. Von der Leyen do zhvillojë takime me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe pas do të takohet me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

(I.A;i.d/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti ursula von der leyen ursula von der leyen ne kosove vjosa osmani albin kurti ursula von der leyen ursula von der leyen ne kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll