Bota

Në konferencë të përbashkët me Von der Leyen, Kurti: Serbia merr lekë nga BE-ja dhe armë nga Rusia

29 Shtator 2021, 11:21 Nga DOSJA
Në konferencë të përbashkët me Von der Leyen, Kurti:

KOSOVË- Kryeministri Kurti ka pritur ditën e sotme kryekomisioneren europiane, Von der Leyen gjatë zhvillimit të turit të saj ballkanik. Në konferencën e përbashkët të mbajtur për shtyp, Kurti foli për vendimin e qeverisë për targat, e më tej u shpreh se Serbia edhe pse vazhdon të marrë donacione nga BE, militarizohet nga Rusia dhe Kina. Kurti shpjegoi se qeveria e Kosovës ka zbatuar një dakordim të vjetër sa i përket targave, por Serbia vendosi të përgjigjej me forcë dhe mjete luftarake të prodhimit rus.

“Në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje ne nuk kemi marrë ndonjë vendim të ri përveçse po e zbatojmë një dakordim të vjetër, Serbia u përgjigj me forcë duke grumbulluar forca ushtarake dhe mjete luftarake siç janë tanket dhe aeroplanët luftarakë të Rusisë. Fatkeqësisht ndodhemi në një situatë ku Serbia merr donacione nga BE-ja, dhe përkundër që i merr këto donacione pa zbatuar vlera do të duhej të demokratizohet e jo të militarizohet nga Rusia e Kina. Unë kam kërkuar që të dënohen sulmet në Zubin Potok e Zveçan pasi këto sulme erdhën pas deklaratave luftënxitëse të presidentit të Serbisë dhe pas demonstrimeve luftarake në kufi me Kosovën”, tha kryeministri.

Tensionet në veri të Kosovës hynë sot në ditën e 10, ku u vu re rritja e numrit të protestuesve dhe shtimit të barrikadave. Ndërkohë, përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë ndodhen në Bruksel për bisedime në lidhje me situatën.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni kurti takon von der leyen kurti takon von der leyen

Sondazh

Poll

Bota 29 Shtator 2021, 06:51

Opinion nga DW: Demografia kundër demokracisë

A e kanë votuesit e rinj shansin që të realizojnë interesat e tyre politikisht? Edhe nëse me shumë dëshirë do doja të thoja “po”, përgjigja më e nde...