Bota

Von der Leyen takon Kurtin, flet për tensionet në veri: Të vijohet dialogu

29 Shtator 2021, 10:59 Nga DOSJA
Von der Leyen takon Kurtin, flet për tensionet në veri: Të

KOSOVË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, ndodhet në Kosovë për zhvillimin e turit të saj ballkanik. Pas takimit me Vjosa Osmanin, ajo po mban një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Kurti. Gjatë fjalës së saj ajo ka theksuar nevojën e menjëherëshme për t’i dhënë fund tensioneve në veri të Kosovës dhe për të vijuar dialogun. Von der Leyen tha se negociatorët e Kosovës e Serbisë, ndodhen në Bruksel për të gjetur një kompromis për zgjidhjen e problemit.

“Së pari, çështjet që po i shohim aktualisht në kufi. Më reflektoni të flasim rreth kësaj fillimisht. Ndërkohë që ne jemi këtu, në Bruksel po zhvillohet takimi mes negociatorëve. Negociatorët shpresoj që kanë mandat të fuqishëm për të negociuar. Jam thellësisht e bindur që duhet të shtensionohet situata dhe të vazhdohet me dialog. Unë vij nga një vend dhe nga BE-ja që e di se çfarë nënkupton kjo”, tha kryekomisionerja.

Në lidhje më integrimin e vendeve të Ballkanit perëndimor në BE, ajo u shpreh:

“E di që ka padurim për të ecur përpara. Ta marrim këtë dhe ta vendosim në një konstrukt të punës për të ardhmën e rajonit. Përvoja ime është që nëse ndryshoni në mënyrë efektive, ju i afroheni ëndrrave. Jam mbështetëse e flaktë e zgjerimit”.

Von der Leyen foli më tej për çështjen e ekonomisë, duke thënë se plani për zhvillimin ekonomik, do të krijojë vende të reja pune të pagura mirë. Për sa i përket vaksinimit, ajo u shpreh se BE dëshiron të ndihmojë Kosovën në përshpejtimin e tij dhe arritjen e një rimëkëmbje ekonomike të gjatë e të vazhdushme.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni von der leyen takon kurtin von der leyen takon kurtin

Sondazh

Poll

Bota 29 Shtator 2021, 06:51

Opinion nga DW: Demografia kundër demokracisë

A e kanë votuesit e rinj shansin që të realizojnë interesat e tyre politikisht? Edhe nëse me shumë dëshirë do doja të thoja “po”, përgjigja më e nde...