Bota

Kryeministrja e Serbisë i “qan” hallin Vuçiçit: Nuk fle natën nga stresi për veriun e Kosovës, madje e ka zënë dhe g

29 Shtator 2021, 10:22 Nga DOSJA
Kryeministrja e Serbisë i “qan” hallin Vuçiçit:

SERBI – Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka folur ditën e djeshme për Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, dhe ka zbuluar se gjendja e tij shëndetësore nuk është aspak e mirë pasi e ka zënë gripi.

Sipas Brnabiç, sistemi imunitar i Vuçiç është dobësuar shumë nga stresi i vazhdueshëm për situatën në veri të Kosovës dhe ai nuk merr kohë për të pushuar dhe nuk fle as natën. Ky dobësim imuniteti ka bërë sipas saj që Vuçiçin ta zënë edhe gripi.

Ai nuk pushon, mund ta them këtë. Do të doja që ai të pushonte pak më shumë. Ai është nën një tension të tmershëm, natyrisht, për gjithçka që po ndodh në Kosovë. Nuk mendoj se ai fle natën. Ai gjithashtu u sëmur edhe me grip. Sistemi I tij imunitar u dobësua, normalisht, nga gjithë ato përpjekje dhe ai stres”, tha Brnabiç.

Aleksandër Vuçiç u detyra të anulonte disa takime me këshillën e mjekëve pasi ka probleme me shëndetin. Këshilltarja për mediat tha se është vetëm çështje lodhjeje. Sipas Vasiljeviç, takimet e planifikuara për të martën me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës janë shtyrë për të mërkurën. Fjalimi i Vuçiçit që do të mbahej në konferencën dy-ditore “Ballkani Perëndimor, një rajon, një treg – një hap drejt tregut të përbashkët të BE -së” në Novi Sad u anulua gjithashtu.

LAJMI KRYESOR: Dita e 10/ Rritet numri i protestuesve në veri të Kosovës, shtohen barrikadat

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni dita e dhjete ne veri te kosoves tensionet në veri të kosovës dita e dhjete ne veri te kosoves tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Bota 29 Shtator 2021, 06:51

Opinion nga DW: Demografia kundër demokracisë

A e kanë votuesit e rinj shansin që të realizojnë interesat e tyre politikisht? Edhe nëse me shumë dëshirë do doja të thoja “po”, përgjigja më e nde...