Aktualitet

Reagon nëna e Aldi Ramës: Kisha pak kontakte me të, nuk takoheshim shpesh, jam në zi, më humbi djali…

29 Shtator 2021, 10:58 Nga DOSJA
Reagon nëna e Aldi Ramës: Kisha pak kontakte me të, nuk

TIRANË– Nëna e Aldi Ramës, ka folur për herë të parë pas vdekjes së djalit të saj, autorit të vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha. Nëna e 21-vjeçarit deklaron se nuk kishte shumë kontakte me të e se nuk e dinte për përfshirjen e tij në veprimtari kriminale. Ajo u shpreh se që prej divorcit me të atin e Aldi Ramës, 21-vjeçarin e kishte lënë në shtëpinë e xhaxhait. Nëna e të riut, thotë se janë në zi dhe të hidhëruar pasi i ka humbur djali i saj në moshën 21-vjeçare.

“Me djalin kisha pak kontakte, sepse pas divorcit ai qëndroi në shtëpinë e xhaxhait në Lezhë. Unë shumë pak takohesha me djalin dhe nuk isha në dijeni të asnjë aktiviteti kriminal. Ne jemi në zi, më ka humbur djali 21 vjeç. Jemi shumë të hidhëruar”, ka thënë e ëma.

Ndërron jetë te Trauma autori i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha, arrestohen 2 shokët e tij, zbardhet dinamika: Aldi Rama s’ju bind urdhërit të viktimës për kontroll (DETAJET E REJA)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vdes aldi rama vdes aldi rama

Sondazh

Poll