U vra në krye të detyrës, Meta i jep oficerit Saimir Hoxha ‘Dekoratën e Artë të Shqiponjës’
29 Shtator 2021, 10:51Nga DOSJA
TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi sot Dëshmorit të Atdheut, Saimir Hoxha (pas vdekjes) “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”. Në njoftimin e tij, kreu i shtetit Meta ka dhënë dekoratën për nënkomisarin Hoxha me motivacionin: Për kontributin e dhënë në shërbim të Policisë së Shtetit, si dhe në vlerësim të trimërisë së treguar gjatë kryerjes së detyrës, duke mos kursyer as jetën e tij në luftën kundër krimit të organizuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike!
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në zonën e Ishull Lezhë, ku Aldi Rama hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë, e ku mbeti i vdekur në krye të detyrës nënkomisari Saimir Hoxha, babai i dy fëmijëve. Rama ishte i njohur për policinë pasi kishte përfunduar në burg pasi ishte akuzuar për vjedhje dhe posedim kanabisi, ndërkohë që ishte kallëzuar edhe nga e dashura e tij për dhunë fizike dhe përdhunim.
TIRANË– Nënkomisari i Lezhës, Saimir Hoxha po nderohet sot nga kolegë, familjarë dhe figura të vendit, po zhvillojnë homazhe për të në ambientet e Pa...
LEZHE- Policia e Shtetit ka dhënë njoftimin e fundit zyrtar në lidhje me vrasjen e nënkomisarit të Policisë së Lezhës, Saimir Hoxha. Në njoftimin për mediat, PS...
LEZHË- Shoku i Aldo Ramës, autorit që ekzekutoi dje nënkomisarin Saimir Rama ka treguar detaje të tjera për mikun e tij. Në një intervistë për Report Tv, t...
LEZHË– Vrasja e nënkomisarit të policisë, Saimir Hoxha duke se ka dhnë impaktin të fortë në opinion publik. Një prej banorëve të Lezhës, në një prono...
LEZHË– Babai i Armando Markut, një prej të rinjëve që ishte në mjet në momentin kur u vra nënkomisiari Saimir Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë. N...
POGRADEC– Luan Bazelli, bashkëshorti i mësueses Anila Bazelli e cila ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Pogradecit ka dhënë një deklaratë për m...