Aktualitet

“S’kam ngushëllim, as motiv të jetoj”/ Fjalët ‘rrëqethëse’ të babait të Saimir Hoxhës, nënkomisari la pas dy

29 Shtator 2021, 10:46 Nga DOSJA
“S’kam ngushëllim, as motiv të jetoj”/ Fjalët

TIRANË– Nënkomisari i Lezhës, Saimir Hoxha po nderohet sot nga kolegë, familjarë dhe figura të vendit, po zhvillojnë homazhe për të në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Mësohet se 44-vjeçari i vrarë nga Aldi Rama ishte babai i dy djemve të mitur, vetëm 1 dhe 3 vjeç.

44-vjeçari ishte vëllai i vetëm mes tre motrave, njëra prej tyre kryegjyqtare e Pukës, Flutura Hoxha. Sot gjatë ceremonisë, është i pranishëm edhe babai i tij 85-vjeçar, i cili mësohet nga gazetarja Dorjana Bezat se ka thënë: Nuk kam më motiv për të jetuar, s’ka më fjalë të më ngushëllojë.

Saimir Hoxha u vra dje në krye të detyrës nga 21-vjeçari Aldi Rama, pasi e kishin ndaluar për ta shoqëruar. Hoxha ndërroi jetë rrugës për në spital, duke mos u mbijetuar plumbave të marrë në fyt dhe në zemër.

LAJMI KRYESOR: Nisin homazhet për nënkomisarin Saimir Hoxha, trupi do të prehet tek “Varrezat e Dëshmorëve”

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet homazhe per saimir hoxhen vritet saimir hoxha homazhe per saimir hoxhen vritet saimir hoxha

Sondazh

Poll