Aktualitet

VIDEO- Dritan Zagani: Operacioni ku u vra Saimir Hoxha ishte i spiunuar dhe i shitur, policët s’dinë kë kanë në krah

28 Shtator 2021, 22:07 Nga DOSJA
VIDEO- Dritan Zagani: Operacioni ku u vra Saimir Hoxha ishte i spiunuar dhe i

TIRANË– Ish-zyrtari i policisë, Dritan Zagani, ka deklaruar se operacioni i zhvilluar në Lezhë pas të cilit u vra efektivi Saimir Hoxha, mund të jetë i dekonspiruar. Në një lidhje në “Top Neës”, Zagani ka thënë se përsa kohë në vendin tonë të ketë emërime politke dhe jo sipas meritës, sigurisht që do të ketë ngjarje të tilla të rëndë. Fakti që kanabisi ishte mbjellë në atë zonë, sipas Zaganit tregon se operacioni i organizuar nga policia ishte i spinuar dhe i shitur.

“Ngjarje të tilla nuk janë një fenomen i ri pasi ndodhi shumë shpesh në vendin tonë, por ideja është mënyrë se si trajtohet pasi ndodh kjo ngjarje. Si vlerësohet dhe trajtohet puna e policisë, nuk ka çudit që elementi kriminal ngre dorën kundër policisë. Problemi është përse këto element kriminalë ndodhen sot më të sigurtë dhe polcia ndihet më e dobët. Përse sot është vulnerabël kundërpërgjigjia e policisë nga krimit. Politika është e përfshirë deri në grykë me krimin. Përsa kohë kërkohet që për 100 ditë të bëhet nami, do të ndodhin këto gjëra

Vijnë si pasojë e demotivimit që ka policia ditët e sotme, del në punë dhe nuk di më kë shkon. Nuk di kë ka në krah në operacion, sepse në polici përveç emërimeve të shumta që vijnë nga lart poshtë, dhe bëjnë paçavure. Çfarë duhet të presim në nga një skuadër policie që shkon në një operacion të organizuar, të spiunuar dhe të shitur. Që të mbjellin dy adoleshentë drogë, ata kanë qenë ushtarë se drogën e mbjell tjetër kush. Këta shkojnë mish për top, pa e njohur njëri –tjetrin dhe pa ia patur besën. Shkon në një operacion dhe nuk e di se kë ke në krah,”– tha Zagani ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dritan zagani saimir hoxha dritan zagani saimir hoxha

Sondazh

Poll