Aktualitet

Anila Hoxha: Fëmijë gjykatësish dhe drejtuesish të lartë janë kapur duke konsumuar kanabis, vajzat marrin kokainë e eksta

28 Shtator 2021, 21:18 Nga DOSJA
Anila Hoxha: Fëmijë gjykatësish dhe drejtuesish të

TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha ka thënë se shumë fëmijë gjykatësish apo drejtuesish të lartë shtetërorë janë kapur duke konsumuar kanabis, ndërkohë që për vajzat e reja ajo tha se konsumojnë ekstazi dhe kokainë.

E ftuar në emisionin “Open”, Hoxha është shprehur se Aldi Rama, duhet që të merrej për bazë që në momentin që ishte adoleshent, por duke qenë se këtë nuk e bëri njeri, ai u fut më thellë në botën e krimit.

“Janë 424 adoleshentë që konsumojnë drogëra. Janë konstatuar fëmijë gjykatësish, fëmijë drejtorësh policie duke konsumuar kanabis. Janë zona në Laprakë që konsumohet kanabis, zona e lapidarit shërbehet drogë. Vajza të reja me ekstazi dhe kokainë. Drejtësia nuk ishte aq miqësore që të arrinte ta asgjësonte dhe rehabilitonte Ramën. Aldi Rama konstatohet si hajdut në moshën 17 vjeç, vjen nga një familje me probleme. Ai nuk arriti të korrigjohej nga drejtësia. Ai ashpërsoi dozën e konfliktit me ligjin dhe u ingranua si shpërndarës droge. Këto janë një plagë që ende nuk kanë diagnozë se si të kurohen”, tha Hoxha.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aldi rama anila hoxha saimir hoxhat vritet saimir hoxha aldi rama anila hoxha saimir hoxhat vritet saimir hoxha

Sondazh

Poll