Aktualitet

Sot u vra, gazetarja Doriana Bezati tregon si Saimir Hoxha i shpëtoi jetën Jozefina Topallit: I doli para me makinën e tij. U

28 Shtator 2021, 21:14 Nga DOSJA
Sot u vra, gazetarja Doriana Bezati tregon si Saimir Hoxha i shpëtoi

TIRANË– Gazetarja Doriana Bezati i ka kushtuar disa rreshta në profilin e saj në Facebook efektivit Saimir Hoxha, i cili u vra sot nga Aldi Rama. Në një postim, Bezati ka zbuluar edhe një tjetër rast, kur Hoxha ka rrezikuar jetën e tij për të mbrojtur atë të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli. Sipas statusit të bërë nga gazetarja, në vitin 2007 teksa ishte oficer i policisë rrugore dhe shoqëronte kryetaren e parlamentit të asaj kohe Jozefina Topalli, në aksin Milot-Shkodër, Hoxha shmangu një përplasje. Një makinë po vinte në drejtim të mjetit ku po udhëtonte kryetarja e parlamentit dhe Saimiri e shmangu këtë incident duke i dalë me mjetin e tij para. Pas përplasjes makina e Saimirit përfundoi në kanal dhe ai u plagos.

Statusi i Bezatit:

Për Saimirin…Përpara se të kriste pistoleta TT në Kune Vain rreth orës 10.30 të kësaj të marte, Saimirin nuk e njihnin shumë njerëz. As unë. Ai ishte një nga mijëra punonjës policie që i shërbenin vendit në heshtje. Megjithse prej vitesh i ishte mohuar rritja në gradë, ai sërish shërbente ku e caktonin, në Kukës, në Lezhë e kudo. Shërbeu si oficer i policisë gjyqësore, polic rrugor e oficer krimesh. I rritur nga dy prindër mësues nënkomisar Saimir Hoxha mësoi të ishte i ndershëm. Përgjegjësinë ndaj detyrës nuk e tregoi vetëm sot ku la frymën e fundit por edhe më herët kur u plagos në shërbim duke kryer detyrën. Në vitin 2007 teksa ishte oficer i policisë rrugore dhe shoqëronte kryetaren e parlamentit të asaj kohe Jozefina Topalli, në aksin Milot-Shkodër, ai shmangu një përplasje. Një makinë po vinte në drejtim të mjetit ku po udhëtonte kryetarja e parlamentit dhe Saimiri e shmangu këtë incident duke I dalë me mjetin e tij para. Pas përplasjes makina e Saimirit përfundoi në kanal dhe ai u plagos.

Saimiri nuk punonte për lavdi.  Edhe sot e nisi ditën hetët, asgjesoi 110 rrënjë kanabis e teksa po kthehej në komisariat pa makinën e volsëagen dhe instikti i policit I tregoi se aty diҫka nuk shkonte. Aty ishte një 21 vjeҫar që pa njohur ҫ’është shkolla kishte njohur burgun. Pa bërë një punë në jetën e vet mbushte xhepat me drogë dhe helmonte bashkëmoshatarët. I rritur me idhuj “Toto Rina” lunate mafjozash me jetën. Qëlloi drejt nënkomisarit dhe i mori jetën. Dy fëmijët e Saimirit nuk do ta shohin më babin. E di ҫfarë jetë të pret kur luan mafjozash?! Aldi Rama u end shkurreve për 6 orë e kur u zu si miu në ҫark pranë një kanali qëlloi dhe plumbi kapi cepin e ballit të tij. Mes jetës e vdekjes u gjet në kanal disa minuta pas të shtënës nga kolegë të Saimirit që e ҫuan në spital.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet doriana bezati saimir hoxha vritet saimir hoxha doriana bezati saimir hoxha vritet saimir hoxha

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Shtator 2021, 20:15

TIRANË– Shefi i Krimeve në Lezhës Leonard Palushi i cili ka parë me sy ekzekutimin e nënkomisarit Saimir Hoxha në Lezhë ka treguar se ai bashkë me ko...