Politike

Anulimi i 30 qershorit, Rama për Metën: Bëri vetëvrasje, do ketë dhe veprime të tjera

9 Qershor 2019, 15:06 Nga DOSJA
Anulimi i 30 qershorit, Rama për Metën: Bëri vetëvrasje, do

DIBËR- Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në Dibër, ku ka marrë pjesë në mitingun elektoral ku ka prezantuar kandidatët për bashkitë në këtë qark. Rama dhe njëherë është shprehur se zgjedhjet do të zhvillohen në 30 qershor, dhe se do të votohet për 30 vitet e ardhshme të Shqipërisë.

Ju keni dëgjuar dhe nga ata që thonë të shtymë zgjedhjet. Nuk është çështja që të shtymë një dasmë, por kjo është çështja se nëse shtynë zgjedhjen hapim rrugë një pakicë që thotë “o kështu, o rash e vdiqa”. Pra ne i hapim rrugë çdo pakice që mund të kërkojë sërish këtë gjë”, u shpreh Rama.

Më tej Rama tha se Meta ka bërë një akt të rëndë që është një vetëvrasje politike për të. Ai vijoi me sulme duke e quajtur Metën kryetarin e opozitës dhe një njeri që nuk meriton zyrën që rri.

Doli dhe Presidenti, ku protesta e tyre doli qartësisht që po pakësohet në numër, po pakësohet në energji. Morën një goditje të fortë nga SHBA që u folën me emër dhe me mbiemër duke i trajtuar si persona që janë të rrezikshëm. Doli Presidenti dhe mes fushatës që ka filluar, dhe tha ta anulojmë.  Ajo që tha presidenti vlen po aq sa të thoshte anulojmë ndeshjen Island-Shqipëri dhe deklaratën e jap të hënën. Ai ka akoma do shikoni sërish. Unë them se që nga dje, Ilir Meta nuk e meriton zyrën ku rri. Nuk meriton më titullin më të lartë, të gardianit të Kushtetutës. Ajo që ka bërë dje është përçarëse dhe konflikt nxitëse, është një vetëvrasje politike. Nga pikëpamja ligjore është një nul dhe nga pikëpamja njerëzore është një turp”, tha Rama.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta shtyrja e zgjedhjeve lokale edi rama ilir meta shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll