Bota

Pas vizitës në Tiranë, Von Der Leyen arrin në Shkup, Presidentja e KE-së: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të nisin proce

28 Shtator 2021, 15:21 Nga DOSJA
Pas vizitës në Tiranë, Von Der Leyen arrin në Shkup,

MAQEDONIA E VERIUT- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i është drejtuar Maqedonisë së Veriut, pas përfundimit të vizitës në Tiranë. Në vizitën e saj në Shkup, Von der Leyen ka zhvilluar takime me presidentin e vendit Stevo Pendarovskin si dhe kryeministrin Zoran Zaev.

Në Shkup, Presidentja është pritur nga Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov. Von der Leyen e ka përfunduar takimin e saj me kryeministrin Zaev në një konferencë të përbashkët të mbajtur prej tyre. Presidentja në fjalën e saj ka theksuar se Maqedonia e Veriut ka arritur shumë në kohët e fundit dhe se e ardhmja e saj është padyshim në Bashkimin Evropian. Von Der Leyen ka shtuar se po shpreson që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të nisin procesin e pranimit në BE para fundit të këtij viti, ndërkohë që shtoi se është në bisedime të vazhdueshme me Bullgarinë për të hequr bllokadën. 

Ndërkohë që nga ana tjetër Kryeministri Zoran Zaev gjithashtu mbështeti fjalët e Presidentes Von Der Leyen, duke thënë se është optimist për të arritur një marrëveshje me Bullgarinë dhe për të hequr bllokadën e vendosur. Ai theksoi se në negociatat me Sofjen, nuk do të diskutohen çështjet e identitetit.

Ditën e nesërme, Von Der Leyen do të vizitojë Kosovën dhe Malin e Zi.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni nikolla dimitrov stevo pendarovski ursula von der leyen ursula von der leyen ne shkup zoran zaev nikolla dimitrov stevo pendarovski ursula von der leyen ursula von der leyen ne shkup zoran zaev

Sondazh

Poll