Aktualitet

28 Shtator 2021, 19:25 Nga DOSJA

TIRANË– Gazetari Elton Qyno ka treguar se Aldi Rama, i riu që ekzekutoi oficerin Saimir Hoxha është lokalizuar përmes telefonit të tij, pasi numri i është vënë në përgjim.

I ftuar në “Open”, Qyno tha se dyshimet për vetëvrasje kanë nisur pasi Rama prej më shumë se pesë orësh nuk përgjigjej në telefon dhe nuk kthente asnjë mesazh.

“Është lokalizuar nëpërmjet telefonit të tij. Numri i tij është vënë në përgjim dhe në momentin që ndodh kjo gjë, menjeherë lokalizohesh. Ka pasur shumë thirrje hyrëse, por nuk i është përgjigjur asnjërës. Ky nuk e ka hapur. E kanë marrë familjarë, shoqëri e njerëz të njohur që me siguri kishin dashur t’i japin një këshillë. Pista e vetëvrasjes ka qenë që në momentin e parë, pasi nuk i përgjigjej asnjë mesazhi e asnjë telefonate. Policia e gjeti në një kanal. Kishte një plagë nga pjesa e djathtë në të majtë. Kemi të bëjmë me një tentativë vetëvrasjeje,”- tha Qyno.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aldi rama saimir hoxha vritet saimir hoxha aldi rama saimir hoxha vritet saimir hoxha

Sondazh

Poll