Aktualitet

VIDEO- Vrasja e oficerit Saimir Hoxha, ministri Bledi Çuçi: Do ta shpallim “Dëshmor të Atdheut”, ngjarje si kjo

28 Shtator 2021, 18:06 Nga DOSJA
VIDEO- Vrasja e oficerit Saimir Hoxha, ministri Bledi Çuçi: Do ta

TIRANË– Saimir Hoxha, oficeri dhe nënkomisari që u vra sot në krye të detyrës në Lezhë do të shpallet “Dëshmor i Atdheut”. Lajmin e ka bërë me dije Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi. Në një dalje për mediat, Çuçi tha se kanë nisur procedurat për ta shpallur “Dëshmor të Atdheut” të rënin në krye të detyrës si dhe për t’i ofruar familjes mbështetjen që i takon me ligj të posaçëm.

Ministri Çuçi shtoi më tej se ngjarje si kjo e sotmja, vërtet krijojnë dhimbje dhe indinjatë në zemrën e çdo shqiptari, por kurrsesi nuk i zmbrapsin apo dekurajojnë në luftën kundër paligjshmërisë, as atë si Ministër i Brendshëm dhe as trupën e Policisë së Shtetit.

“Mirmbrëma, jam në këtë komunikim në një orë të pazakontë, pasi siç jemi nëdijeni, paraditen esotme, në zonën e Ishull Lezhës ra në krye të detyrës oficeri i Policisë së Shtetit Saimir Hoxha. Nënkomisari Saimir Hoxha ishte pjesë e grupeve të kontrollit të territorit për evidentimin dhe asgjësimin e lëndës narkotike në Lezhë. Autori i ngjarjes, Aldi Rama, një i ri i dënuar më herët në fushën e narkotike u neutralizua pas disa orësh rrethim nga forcat speciale të policisë. Grupi i posaçëm Hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje të rëndë që ka prekur dhe shokuar mbarë opinionin public. Përfitoj nga kjo dalje publike tu shpreh edhe njëherë ngushëllimet më të thella familjes së të ndjerit, miqve dhe kolegëve të tij. Komisioni Qëndror i statusit “Dëshmor i Atdheut” ka nisur procedurat për shpalljen e oficerit Samir Hoxha, “Dëshmor të Atdheut”, duke i garantuar familjes së tij të gjithë vëmendjen dhe mbështetjen e dhënë me ligj të posaçëm. Po kështu me këtë rast, inkurajoj fort të gjithë trupën e Policisë së Shtetit dhe i shpreh mbështetjen e pakufishme për të vijuar me goditjen e krimit të çfarëdolloji qoftë ai. Dua të shpreh vetëm respekt e mirënjohje për të rënin në krye të detyrës, me premtimin se nuk do të ndalim asnjë moment të vëmë para drejtësisë këdo që guxon të ngrejë dorën e krimit mbi Policinë. Ngjarje si kjo e sotmja, vërtet krijojnë dhimbje dhe indinjatë në zemrën e çdo shqiptari, por kurrsesi nuk na zmbrapsin apo dekurajojnë në luftën kundër paligjshmërisë. As mua si Ministër i Brendshëm dhe as trupën e Policisë së Shtetit.Faleminderit,”- tha Çuçi.

LAJM KRYESOR: VIDEO- Ekzekutohet nënkomisari në Lezhë, Saimir Hoxha po kontrollonte për kanabis dhe të shpallurin në kërkim, autori qëllon veten me armë zjarri, në gjendje kritike

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bledi çuçi vritet saimir hoxha bledi çuçi vritet saimir hoxha

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Shtator 2021, 16:17

TIRANË– Aldi Rama, 21-vjeçari që vrau efektivin e policisë Saimir Hoxha ka mbërritur në spitalin e Traumës në Tiranë. I intubuar dhe i mbuluar...