Aktualitet

Nuk donte të vriste veten? Artan Hoxha ngre dyshimet: Aldi Rama ka një plumb në cep të ballit, mund ta ketë marrë aksident

28 Shtator 2021, 18:25 Nga DOSJA
Nuk donte të vriste veten? Artan Hoxha ngre dyshimet: Aldi Rama ka një

TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka ngritur dyshimet se Aldi Rama, 21-vjeçari që ekzekutoi oficerin Saimir Hoxha nuk ka dashur të vrasë veten. I ftuar në studion e “Radari Informatvi”, Hoxha tha se Rama ka një plumb në cepin e ballit dhe se këtë plagë mund t’ja ketë shkaktuar vetes aksidentalisht. Gazetari Hoxha shtoi se Rama është gjetur në një zonë ku kishte gjurmë rrëshqitjesh, gjë që sipas tij tregon se 21-vjeçari është rrëzuar dhe në mënyrë aksidentale ka plagosur veten.

“Ka marrë një plumb ne cepin e ballit. Nuk është zonë  që qëllojnë veten personat kur bëjnë vetëvrasje. Vetëvrasjet bëhen ose poshtë mjekrës ose anash. Ideja është që të godasësh të vdesësh direkt jo të vuash. Por vendi i të shtënës tek ai, e ka në një pozicion tjetër, pra një rast jo i zakonshëm i vetëvrasjes. Nuk e kanë ditur se ka ngelur në kanal. Mund të ketë qëndruar edhe mbi 30 minuta i plagosur. E kanë gjetur të plagosur pa ndjenja,”- tha Hoxha ndër të tjera.

Aldi Rama ndodhet në spitalin e Trauëms në gjendje të rëndë për jetën. Ai u kap pas gjashtë orësh kërkime dhe rrethimi nga forcat RENEA pas largimit nga vendi ku vrau oficerin Saimir Hoxha.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aldi rama artan hoxha vritet saimir hoxha aldi rama artan hoxha vritet saimir hoxha

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Shtator 2021, 16:17

TIRANË– Aldi Rama, 21-vjeçari që vrau efektivin e policisë Saimir Hoxha ka mbërritur në spitalin e Traumës në Tiranë. I intubuar dhe i mbuluar...