Aktualitet

Vrasja e oficerit Saimir Hoxha, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja: Lutemi për shpirtin e tij, krimi vret, por nuk na dobëson

28 Shtator 2021, 17:59 Nga DOSJA
Vrasja e oficerit Saimir Hoxha, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja:

TIRANË– Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka reaguar për herë të parë për vrasjen e oficerit Saimir Hoxha, kur kanë kaluar më shumë se nëntë orë nga ngjarja e rëndë. Në një postim në rrjetet sociale, Manja shkruan se po lutet për shpirtin e babait të dy fëmijëve që dhe të një punonjësi të devotshëm të policisë.

Ministri i Drejtësisë shton se krimi vret, por nuk dobëson dhe nuk e mposht vendin në rrugën për të vendosur drejtësi.

“Trishtim dhe hidhërim për vrasjen në detyrë të oficerit të Policisë së Shtetit, Saimir Hoxha, mbrojtës i rendit dhe sigurisë së qytetarëve dhe vendit tonë! Lutemi bashkarisht për shpirtin e babait të dy fëmijëve, bashkëshortit shembullor, birit të dashur dhe punonjësit të devotshëm të policisë. Krimi vret, por nuk na dobëson dhe as na mposht në rrugën për të vendosur drejtësinë!”- shkruan Manja.

LAJM KRYESOR: VIDEO- Ekzekutohet nënkomisari në Lezhë, Saimir Hoxha po kontrollonte për kanabis dhe të shpallurin në kërkim, autori qëllon veten me armë zjarri, në gjendje kritike

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet saimir hoxha ulsi manja vritet saimir hoxha saimir hoxha ulsi manja vritet saimir hoxha

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Shtator 2021, 16:17

TIRANË– Aldi Rama, 21-vjeçari që vrau efektivin e policisë Saimir Hoxha ka mbërritur në spitalin e Traumës në Tiranë. I intubuar dhe i mbuluar...