Aktualitet

FOTOJA/ Kjo është pistoleta me të cilën u vra Saimir Hoxha, pranë saj u gjet Aldi Rama i shtrirë dhe celulari i tij

28 Shtator 2021, 19:38 Nga DOSJA
FOTOJA/ Kjo është pistoleta me të cilën u vra Saimir Hoxha,

TIRANË– Fotoja që po shikoni tregon armën me të cilën u vra oficeri Saimir Hoxha ditën e sotme në Lezhë, në krye të detyrës. Arma e zjarrit është sekuestruar dhe është gjetur pranë trupit të shtrirë të vetë autorit Aldi Rama, pasi ky i fundit kishte humbur ndjenjat, pasi tentoi të vriste veten me një plumb në kokë.

Pranë armës së zjarrit shihet edhe celulari që ndihmoi në lokalizimin e të riut që ekzekutoi Hoxhën. Aktualisht Rama ndodhet në Spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë për jetën, për shkak të plumbit që qëlloi veten.

Saimir Hoxha do të shpallet ‘Dëshmor i Atdheut’. Vetë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bëri me dije se procedurat kanë nisur.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet saimir hoxha vritet saimir hoxha saimir hoxha vritet saimir hoxha

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Shtator 2021, 16:17

TIRANË– Aldi Rama, 21-vjeçari që vrau efektivin e policisë Saimir Hoxha ka mbërritur në spitalin e Traumës në Tiranë. I intubuar dhe i mbuluar...